Fjalori
SHIJ

SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurinlëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokëmbjellë me grurë. Shijnë lëmin (vrahun) e parë. Shij me qe (me kalë). Shij me makinë shirëse (me autokombajnë). - Shij shpejt dhe pa humbje!
2. kal. Shkokëloj kokrrat e misrit, rrah me dru mbi një lesë kallinjtë e zhveshur për të veçuar kokrrat; shkoq fasulet duke i rrahur bishtajat me shkop. Shij misrin. I shiu fasulet me kujdes.
3. kal., krahin. Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij kripën. Shij plisat (tokën).
4. jokal., fig., keq. Veproj si të dua vetë, pa pyetur për asgjë dhe pa përfillur askënd, livadhis. Shin si do vetë (sipas qejfit). Është mësuarshijë. Shin si kalilëmë.
Sin.: shkoq, zhgoglit, çuk, thërrmoj, shkrifëroj.


Rezultate të ngjashme

SHIJÁKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Shijaku ose ai që e ka prejardhjen nga Shijaku. Shijakasit e urtë. Shijakasit e kanë traditë futbollin. Rrugëtimi i futbollistit me shija…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shqisa që dallon të ëmblën, të thartën, të kripurën etj., që vë në punë organet e të shijuarit; aftësia që ka një qenie për të dalluar këtë ndijim. I ng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shije. Shijesë e freskët. Shijesa e ëmbël. Shijesë e kuzhinës indiane. Pasurimi i recetës për një shijesë më të mirë. Shijesë e paharrueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÍM,~I m. 1. Veprimi kur shtiem në gojë diçka për ta provuar se si është, degustim. Ushqim gati për shijim. Shijimi i mishit.2. fig. Aftësia që ka dikush për të pëlqyer diçka. S…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Provoj në gojë pak nga një pije a ushqim, për ta vlerësuar shijen e tij, kërkoj, degustoj. - Mbylli sytë dhe shijoje! E shijoi mollën deri në fund.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie shi. Filloi të shijojë. Jashtë shijon.Sin.: rigon, veson, vesit, breron, pikon.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me shijen, që lidhet me shijen, i shijes. Vlera shijore. Karakteristikat shijore të diçkaje. Ndijime shijore. Përcaktimi i treguesve shijorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÚAR (i, e) mb. Që i është provuar shija që ka, zakonisht për një ushqim; që është shijuar. Vakt i shijuar në shtëpi. Verë e shijuar me lezet. Biskota të shijuara me pak çaj.Si…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÚAR,~IT (të) as. 1. Njëra nga të pesë shqisat me anë të së cilës përcaktojmë shijen e diçkaje, nëse është e ëmbël, e hidhur, e thartë, e kripur etj. Shqisa e të shijuarit. Orga…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHIJÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që provon diçka për shije dhe që jep mendimin për cilësinë; njohës (i rakisë, i verës etj.), degustues. Shijuesit e verërave.Sin.: degustues, merakli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.