Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHFYTYR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Më prishet forma e rregullt e fytyrës a e trupit; shëmtohem. Shfytyrohem kur e shoh atë person. Ajo ishte shfytyruar, prandaj fshihej nga të gjithë.
2. vetv., vet. v. III, fig., libr. Humbet tiparet a vetitë, shfytyrohet. Bota u shfytyrua. Atdheu ishte shfytyruar.
3. vet. v. III, pës. e SHFYTYRÓJ. U shfytyrua nga dhunuesit. U shfytyrua nga zemërimi (nga dhembja).
✱Sin.: shëmtohem, shtrembërohem, shpërfytyrohem, përçudnohem, shformohem, çnatyrohem.
SHFYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndryshon a prish tiparet a format e rregullta të trupit, shëmtoj. Aksidenti ia kishte shfytyruar tiparet. Shtatzënia e kishte shfytyruar. Hidhërimi e shfytyroi plotësisht.
2. fig., libr. Bëj të humbasë tiparet a vetitë e veta, shfytyroj. Shfytyroj realitetin. Pushteti e kishte shfytyruar.
✱Sin.: shëmtoj, shtrembëroj, shpërfytyroj, përçudnoj, shformoj, çnatyroj.
SHFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prishet forma e zakonshme e fytyrës a e trupit; shtrembërim, shformim. Shfytyrimi i fytyrës. Kishte pësuar një shfytyrim pas operacionit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndryshon a prish tiparet a format e rregullta të trupit, shëmtoj. Aksidenti ia kishte shfytyruar tiparet. Shtatzënia e kishte shfytyruar. Hidhër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFYTYRÚAR (i, e) mb. 1. Që i është prishur forma e rregullt e fytyrës a e trupit; i shtrembëruar. Pamje e shfytyruar. Ishte e shfytyruar nga operacionet plastike.2. fig., libr. Që…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFYTYRÚES,~E mb. 1. Që shfytyron; që shkakton shtrembërim të fytyrës. Ndërhyrje estetike shfytyruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë