Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHFRONËSÚAR (i, e) mb. Që është rrëzuar nga froni. Perandor i shfronësuar. Mbretër të shfronësuar. Modeli i mbretit të shfronësuar.
2. fig. Që i është hequr fuqia, që është rrëzuar nga pushteti. Tiran i shfronësuar.
3. fig. Që i është hequr fitorja (zakonisht një skuadre fituese). Kampionë të shfronësuar.
4. fig. Që i humbet fuqia, që i bie rëndësia; që është vjetruar. Gjuhë e shfronësuar. Teknologji e shfronësuar.
✱Sin.: i rrëzuar, i shembur, i përmbysur, i rroposur.
SHFRONËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrëzoj nga froni një mbret, e largoj nga froni. Shfronësoj mbretin (perandorin). Shfronësuan sulltanin. Shfronësoj despotin.
2. fig. Ia heq me forcë pushtetin dikujt, e largoj dikë nga detyra ose funksionet që ushtronte; ia heq fuqinë vepruese, e detyroj të lërë pushtetin; e bëj të heqë dorë nga pushteti. Shfronësoj tiranin. Shfronësojnë uzurpuesit.
3. fig. Ia heq fitoren një lojtari a skuadre të shpallur kampion, për shkak të shkeljes së rregullave të lojës; e skualifikoj. I shfronësuan kampionët. Shfronësoj fituesin në fuqi.
✱Sin.: rrëzoj, heq, shemb, përmbys, rropos.
SHFRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzohet nga froni një mbret, perandor etj. Shfronësimi i mbretit (sulltanit etj.). Shfronësimi i dinastisë. E kërcënoi me shfronësim. B…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHFRONËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fig. Zhvishem nga njëfarë autoriteti që kam fituar diku. Më bëhet se shfronësohem kur jam sëmurë.2. vet. v. III, pës. e SHFRONËSÓJ. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFRONËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrëzoj nga froni një mbret, e largoj nga froni. Shfronësoj mbretin (perandorin). Shfronësuan sulltanin. Shfronësoj despotin.2. fig. Ia heq me…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë