Fjalori
SHFRONËSIM

SHFRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzohet nga froni një mbret, perandor etj. Shfronësimi i mbretit (sulltanit etj.). Shfronësimi i dinastisë. E kërcënoi me shfronësim. Bëj propozim për shfronësim.
2. Gjendja kur rrëzohet nga froni dikush. Shpall shfronësimin e perandorit (mbretit). Mbreti u arratis pas shfronësimit.
3. fig. Rrëzimi nga pushteti duke ia hequrdrejtën për të marrë vendime; heqje dorë nga pushteti me detyrim. Shfronësimi i diktatorit. Shfronësimi i mizorit ishte i afërt.
4. fig. Heqja e fitores një lojtari a skuadreshpallur kampion, për shkak të shkeljes së rregullavelojës, skualifikim; ia heq prestigjin dikujt. Shfronësimi i kampionit. Shfronësimi i skuadrës kampione.
Sin.: rrëzim, shembje, përmbysje, rroposje.


Rezultate të ngjashme

►SHFRONËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fig. Zhvishem nga njëfarë autoriteti që kam fituar diku. Më bëhet se shfronësohem kur jam sëmurë.2. vet. v. III, pës. e SHFRONËSÓJ. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFRONËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrëzoj nga froni një mbret, e largoj nga froni. Shfronësoj mbretin (perandorin). Shfronësuan sulltanin. Shfronësoj despotin.2. fig. Ia heq me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFRONËSÚAR (i, e) mb. Që është rrëzuar nga froni. Perandor i shfronësuar. Mbretër të shfronësuar. Modeli i mbretit të shfronësuar. 2. fig. Që i është hequr fuqia, që është rrëzuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.