Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHFREN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çlirohem nga çdo kufizim e sillem pa asnjë kontroll, nuk përmbahem, shpërthej me furi; kund. frenohem. Shfrenohem kur e shoh atë. U shfrenua në koncert. Kur bën gol, skuadra shfrenohet.
2. vetv., keq. Jepem a lëshohem pas punëve të mbrapshta, shthurem, prishem moralisht. Ishte shfrenuar fare. Në atë mbrëmje dëshironte të shfrenohej krejtësisht. Dëshirë për t’u shfrenuar. U shfrenua nga liria që iu dha.
3. vet. v. III, pës. e SHFRENÓJ. Mjeti duhet të shfrenohet kur është në lëvizje. Bota e internetit u shfrenua nga përdorimi pa kriter. Fantazia iu shfrenua nga ajo vajzë. Turma u shfrenua nga zëri i këngëtarit.
✱Sin.: shthurem, prishem, harbohem, tërbohem, çoroditem.
SHFREN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I liroj frenat automobilit (një mjeti hekurudhor etj.), heq frenën; kund. frenoj. Shfrenoj automjetin. E shfrenoi makinën papritur.
2. fig. E lë dikë shumë të lirë për të menduar e për të vepruar, pa e kufizuar për asgjë; nuk e përmbaj, ia lëshoj frerin. E shfrenoi gojën para të gjithëve. - Mos e shfreno fantazinë!
3. fig., keq. Veproj në mënyrë të pakontrolluar, jepem gjithnjë e më shumë pas veseve, s’kam fre për asgjë, shthur. E shfrenoi keq alkooli. Bixhozi e kishte shfrenuar të tërin.
✱Sin.: harboj, tërboj, shthur, çorodit, harboj.
SHFRENÍ,~A f. sh. ~, ~TË keq. Qëndrim a veprim i shfrenuar, gjendje pa kontroll, shthurje. Mbrojtja nga shfrenia. Masat kundër shfrenisë. I ishte bërë ves shfrenia me shoqërinë.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFRENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lirojmë a lëshojmë frenat. Bëj shfrenimin. - Kujdes me shfrenimin! Valvulat e shfrenimit. Kur zvogëlohet lëvizja e trenit, bëhet shfrenimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFREN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I liroj frenat automobilit (një mjeti hekurudhor etj.), heq frenën; kund. frenoj. Shfrenoj automjetin. E shfrenoi makinën papritur.2. fig. E lë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFRENÚAR (i, e) mb. 1. Që i janë lëshuar frenat (zakonisht një automjeti); kund. i frenuar. Gjendje e shfrenuar e mjetit. Fren i shfrenuar.2. fig. Që është i papërmbajtur, i pafre…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFRENÚESHËM ndajf., libr. Në mënyrë të shfrenuar; pa kontroll, tërbueshëm. Kërcente shfrenueshëm. Ditët rrodhën shfrenueshëm. Virusi u përhap shfrenueshëm. Kishin shpifur shfrenue…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë