Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHFRE/J vep., ~VA, ~ÝER 1. jokal. Shpreh në mënyrë të vrullshme ndjenjat e mendimet e mia për dikë a për diçka, që kanë qenë deri atëherë të ndrydhura, nxjerr atë që më është mbledhur në zemër për t’u lehtësuar, zbraz zemrën; flas hapur me dikë. Shfreu me lot në sy. Shfrej me sharje e kërcënime. Shfrej kundër dhunës. Shfreu hapur. Nuk më la kohë të shfrej. Shfrej me fuqi.
2. kal. Shfaq së jashtmi dhe lirshëm ndjenjat, pasionet, nxjerr jashtë çfarë ndiej; nxjerr inatin a zemërimin mbi dikë, bëj që ta pësojë për ato që më ka shkaktuar, shfryj. Shfreu mllefin (zemërimin, inatin, dufin, urrejtjen, dhembjen, tërbimin). Shfrej brengën. Shfrej atë që ndiej. Shfreu mbi të. Shfrej me vete.
3. jokal. Dal nga një mjedis i mbyllur e eci për të marrë pak ajër të pastër, shëtis lirshëm andej-këtej për t’u çlodhur a për t’u argëtuar. Pas asaj grindjeje, doli të shfrente pak. Shfreu tërë ditën arave.
4. kal. I shfryj a i shfryhem dikujt. I shfreu me zemërim. I shfreu tërë duf. I shfreu me mllef.
✱Sin.: shkarkoj, zbraz, zhdëfrej, shfryj, shpërthej, sfytyrin, grafulloj, gulfoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë