Fjalori
SHFLETOJ

SHFLET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej një nga një fletët e një libri, të një reviste, të një fletoreje, të një dosjeje etj. E shfletoi me kujdes librin e ri. Shfletoj literaturën. Shfletoj shkresat. Shfletoj ditarin. E shfletoi kumtesën edhe një herë.
2. I hedh një sy të shpejtë një reviste, një libri, një artikulli, një kumtese etj., duke i kthyer fletët një nga një, duke lexuar ndonjë fragment. Shfletoj shpejt e shpejt shënimet para provimit. Shfletoj shtypin e ditës.
3. kompj. Kërkoj informacionskedarët e kompjuterit ose në internet, lundrojinternet. Shfletoj për të marrë informacion për sëmundjen. Shfletoj në një faqe ueb. Shfletoi dhe gjeti faqen e saj në internet.
Sin.: shfletos, shpalos, shqyrtoj, shikoj, lundroj.


Rezultate të ngjashme

SHFLETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi kur kthejmë një nga një fletët e një libri, reviste etj.; i hedh një vështrim të shpejtë, shikim. Shfletim i shpejtë (i ngadalshëm).…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHFLET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~UR vet. v. III, pës. e SHFLETÓJ. Libri u shfletua nga studentët. Dosja e tij u shfletua me kujdes nga avokati. Ishin shfletuar shumë faqe të panjohur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndaj gjethet e duhanit fletë-fletë sipas cilësisë. Shfletos duhanin. Shfletos me kujdes. Shfletos ngadalë (shpejt).2. I heq gjethet, zakonisht një bi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHFLETÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III, pës. e SHFLETÓS. U shfletos i gjithë duhani. Mbetën pak gjethe pa u shfletosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi kur bëjmë ndarjen e gjetheve të duhanit sipas cilësisë të tij. Shfletosja e duhanit. Shfletosja me dorë. Sektori i shfletosjes. P…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÓSUR (i, e) mb. Që është bërë fletë-fletë. Duhan i shfletosur. Brumë i shfletosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÚAR (i, e) mb. 1. Që është i zhveshur (zakonisht një dru, një pemë); që i kanë rënë gjethet; kund. i veshur. Dru i shfletuar. Pemë e shfletuar.2. Që është lexuar (për një lib…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Punëtori që ndan gjethet e duhanit sipas cilësisë, seleksionues. E punësuan si shfletues. Shfletues i ri (i vjetër). Shfletues mjaft punëtor.2. bujq. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHFLETÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtorja që ndan gjethet e duhanit sipas cilësisë, seleksionuese. Skuadra e shfletueseve. Shfletuese të shpejta.Sin.: seleksionuese, përzgjedhëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.