Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHFAQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka të dukshme për të tjerët, e tregoj haptazi, e zbuloj; kund. fsheh. Shfaq talentin. Nuk e shfaq shumë veten. Sëmundja i shfaqi shenjat e para.
2. Bëj të ditur diçka me fjalë apo me sjellje, ua them haptas të tjerëve, shpreh atë që mendoj a ndiej (një mendim, interes, aftësi, emocion); manifestoj. Shfaq një gëzim të madh (zhgënjim). E shfaqi mendimin para të gjithëve (pikëpamjen). Më shfaqi pendimin e tij me anë të një letre. Shfaqi frikë (dëshirë, zemërim, kënaqësi, pakënaqësi). Shfaq gatishmërinë për ta kryer atë detyrë. I shfaqi dashurinë. Shfaq interes për letërsinë. Nuk shfaqi asnjë emocion kur dëgjoi emrin e vet. Shfaqi njohuritë e veta për artin.
3. Vë në skenë një pjesë teatrale, paraqit. Shfaq një komedi (një dramë, një skeç). U shfaqën dy pjesë.
4. Bëj të dukshëm diçka a dikë me mjete digjitale, e tregoj në ekranin e pajisjes digjitale. Shfaq një video. Shfaq një foto.
5. bised. Zbuloj diçka para të tjerëve, nxjerr përfaqe. Nuk e shfaqi emrin. E shfaqi që ishte e bija. E shfaqi veten.
6. vjet. Paraqit diçka me shkrim a me gojë, parashtroj, përshkruaj. Shfaqi programin për kandidimin.
✱Sin.: zbuloj, manifestoj, shpreh, them, pohoj, dëshmoj, tregoj, vërtetoj, dëftoj, rrëfej, paraqes, pasqyroj, parashtroj, shpërfaq.
►SHFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i dukshëm para të tjerëve, dal, dukem; kund. fshihem. U shfaq një ylber. Ai u shfaq në galeri me gruan e re. Përpara syve na u shfaq nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë diçka të dukshme, e nxjerrim diçka në shesh; zbulim. Shfaqja e koronavirusit. Shfaqje e një talenti të ri. Shfaqja e anemisë. Shfa…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFÁQUR (i, e) mb. 1. Që është shfaqur në ekran, monitor etj., që është bërë e ditur për të tjerët. Dramë e shfaqur. Hipotezë e shfaqur. Dokumentar i shfaqur në ekran. Defekt i shf…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAQUR,~IT (të) as., zakon. nj. Shfaqje, të dukurit. Të shfaqurit e mendimit. Të shfaqurit e lirisë. Të shfaqurit e mirësisë. Mënyra e të shfaqurit të ndjenjave. E shmangte të shf…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFARÍM,~I m. zakon. nj. 1. Veprimi kur zhdukim diçka, pasojat që sjell kjo zhdukje; shfarosje. Shfarim tërësor (i pjesshëm). Shfarimi i popullsisë. Ai lloj ishte drejt shfarimit. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ÚAR kal. E zhduk krejt, shfaros, shkretoj. Shfaroj papunësinë. Epidemia i shfaroi shpezët. Lufta e shfaroi si popull.✱Sin.: asgjësoj, faroj, faros, shfaros, pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFARÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Ia shuaj farën, e zhduk krejt, e asgjësoj; shfaroj. Shfaros armikun. Shfaros mushkonjat. Shfaros minjtë. Shfaros jetën në një planet.2. fig. Shkul nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFARUAR (i, e) mb. Që është shfaruar, i shfarosur, i shkretuar. Popullsi e shfaruar. Dëshironte t’i shihte të shfaruar ata njerëz.✱Sin.: i zhdukur, i asgjësuar, i shfarosur, i shu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAZÍM,~I m. zakon. nj. 1. fiz. Veprimi kur nxjerrim nga faza një rrymë alternative (në një lëkundje mekanike, elektrike); ndryshimi i fazës midis dy madhësive që luhaten (si valë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fiz. Nxjerr nga faza një rrymë alternative (në një lëkundje mekanike, elektrike). Shfazoj rrymën. 2. fig. Nuk jam i aftë të sinkronizoj veprimet m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë