Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHFAJËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është nxjerrë a është shpallur pa faj, i pafaj. I dënuar i shfajësuar. I shfajësuar nga akuzat. U kthye i shfajësuar. Polic i shfajësuar.
✱Sin.: i pafaj, i pafajshëm, i larë, i justifikuar, i shkarkuar.
SHFAJËSÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është nxjerrë a shpallur pa faj. I shfajësuari pas shumë vitesh kërkonte dëmshpërblim. Të drejtat e të shfajësuarve. I shfajësuari doli në një intervistë.
SHFAJËSÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është nxjerrë a shpallur pa faj. E shfajësuara u ndje e lehtësuar. E shfajësuara e vazhdoi jetën e qetë.
SHFAJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj përpjekje të provoj se dikush nuk ka faj. Shfajësoj veten. E shfajësoi kolegun. Sjellja e tij e shfajëson pjesërisht.
2. E lehtësoj a e lë të lirë dikë nga faji, duke gjetur argumentet e duhura, shkarkoj; kund. fajësoj. Pas arsyetimeve të mbrojtjes, gjykata i shfajësoi të akuzuarit. E shfajësoi të birin, pas shpjegimeve që bëri.
✱Sin.: shkarkoj, liroj, çliroj, laj, justifikoj.
SHFAJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëjmë përpjekje për të provuar pafajësi ose mungesën e fajit, mënyra si e bëjmë këtë veprim. Përpjekje për shfajësim. E bëri për shfajësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHFAJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përpiqem të provoj se nuk kam faj, jap shpjegime për një veprim a për një qëndrim që quhet i gabuar; e shkarkoj veten nga faji duke ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj përpjekje të provoj se dikush nuk ka faj. Shfajësoj veten. E shfajësoi kolegun. Sjellja e tij e shfajëson pjesërisht.2. E lehtësoj a e lë të li…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHFAJËSUES,~E mb. Që përpiqet të nxjerrë dikë pa faj; që shfajëson. Vendim shfajësues. Materiale shfajësuese. Reagim shfajësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë