Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHESTÚAR (i, e) mb. Që është planifikuar më parë; që është vënë në plan, i ideuar, i planifikuar. Takim i shestuar më parë. Përmirësim i shestuar. I shestuar nga autoritetet. E shestuar në program.
✱Sin.: i ideuar, i skicuar, i vijëzuar, i përvijuar, i ravijëzuar, i planifikuar, i projektuar, i sendërgjuar, i synuar.
SHESTÚAR,~IT (të) as. Të planifikuarit e një pune. Të shestuarit e terrenit. Të shestuarit e gjuhës.
SHEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përcaktoj planin a mënyrën e kryerjes së një pune, mendoj diçka, rregulloj, ndreq, vë për së mbari; ideoj, skicoj. Shestoj një punë. Shestoi një dredhi. Shestoi diçka me vete. I shestoi mirë e mirë punët e veta.
✱Sin.: ideoj, skicoj, vijëzoj, përvijoj, ravijëzoj, planifikoj, projektoj, sendërgjoj, synoj, ujdis, bluaj.
SHESTÚES,~E mb. Që përcakton një plan, që bën plane, që sheston. Studim shestues. Udhëtim shestues. Dukuria është shestuese.✱Sin.: , skicues, përvijues, ravijëzues, planifikues, pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë