Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcaktojmë planin e kryerjes së një pune, planifikim. Bëri një shestim për veprimtarinë. Shestimi i një fjalori. Shestimi për mbledhjen e plotë të folklorit. Shestimi i udhëtimit.
2. Mënyra se si realizohet diçka; qëllim. Shestim i përpiktë. Shestime ndjellakeqe. Shestim dashamirës. Shestimi kryesor. Shestim i brendshëm. Shestim i mprehtë.
3. Skicë, vizatim. Bëri një shestim të ndërtesës.
4. let. Përcaktimi i përgjithshëm në formë e përmbajtje i një krijimi letrar, i bërë nga vetë autori. Shestimi i shkrimtarit. Shestimi i krijimit artistik. Krijuesi e bëri rishtazi shestimin e formës së veprës.
✱Sin.: planifikim, përvijim, mendim, paramendim, ujdisje, qëllim, tertip, synim, projekt, ravizë, skematizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë