Fjalori
SHESHTË

SHÉSHTË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqenniveluar, që ka njëtrajtshmëri, pa të ngritura e pa gropa, i rrafshët; që e ka sipërfaqenlëmuar. Tokë e sheshtë. Terrenesheshta. Sipërfaqe (rrugë) e sheshtë. Pistë e sheshtë. Limë e sheshtë.
2. Që e ka majën e shtypur. Kësulë e sheshtë. Vezë e sheshtë. Punto shpimi e sheshtë.
3.është i rrafshët e i cekët (për enët), i përfushtë; kund. i thellë. Tigan i sheshtë. Enë të sheshta. Tas sallate i sheshtë. Kullesë e sheshtë.
4. Që nuk ka bark, që e ka belintheksuar. Bark i sheshtë. Me barksheshtë. Çaj për një barksheshtë. Ushtrime për një barksheshtë.
5. Që nuk ka takë ose që ka takë shumëulët. Çizme (këpucë) të sheshta. Kishte veshur një palë shapkasheshta. Nuk ndihej mirë me sandale krejtsheshta.
6. fig. është i lirë nga pengesat, pa vështirësi, i hapur, i shtruar. E ardhmja e saj ishte një rrugë e sheshtë. Kjo punë nuk është aq e sheshtë sa duket.
7. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për konceptendryshme. Shtyp i sheshtë shtypshkr. mënyrë shtypi që ka të bëjë me shkronjat e radhitura a të derdhura e të faqosura, figurat, skicat etj. të cilat vendosen në një rrafsh horizontal. Taksë e sheshtë (fin.) normë e tatimit e barabartë për të gjithë.
Sin.: i rrafshët, i përfushtë, i përsheshtë, i shtrirë, petullak, petullor, plloçak, shpatuk, petashuq, i nderë.


Rezultate të ngjashme

SHESHTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Hapësirë e sheshtë që ka sipërfaqe të rrafshët e të lëmuar, rrafshinë, dystinë. Sheshtësia e relievit. Parametra edhe për sheshtësinë. Pasqyra e ru…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHESHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Nivelim, sheshim. Sheshtimi i tokës kishte nisur që në behar. Punuan për sheshtimin e dheut.2. Qepje e thjeshtë. Fustan me sheshtim të kujdesshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHESHTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Vend i sheshtë; shesh i vogël. Para sheshtinës. Është një kodër guri në sheshtinë. Arriti në sheshtinën nën malin e lartë.Sin.: fushë, rrafshinë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHESHT/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Qepet me tegel, ildiset. Nuk sheshtohet ashtu. Sheshtohet më rrallë se të tjerat.2. vet. v. III, pës. e SHESHTÓJ. Toka u sheshtua ng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHESHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj rrafsh, rrafshoj, sheshoj. E sheshtoi tokën. Sheshtuan rrugën. Sheshtoi me tokmak.2. kal dhe jokal. Qep pjerrtas e rrallë, bëj një tegel të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.