Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHESHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shesh i vogël. Ndërtesa ishte ngritur afër një sheshoreje. Sheshore me bar të njomë. Pushoi në një sheshore.
2. usht. Vend i sheshuar për të vënë topin, mortajën etj. Sheshorja e mitralozit (e topit). Bëri gati sheshoren.
3. ndërt. Hapësirë e lirë si një shesh në krye të shkallëve në një kat të ndërtesës, shesh pushimi. Sheshorja e shkallëve. Sheshorja e ndihmonte të ngjitej në katet e tjera. U mbush me frymë në sheshore. Ndalu pak te sheshorja.
✱Sin.: shesh, sheshpushim, vendpushim, kryeshkallë.
►SHESH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ulem ndenjur a shtruar, rri përtokë, zë vend mirë. U sheshova në kolltuk (në qilim, mbi minder, mbi fron, mbi bar). U sheshuan pranë sob…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHESH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj rrafsh e thuajse të sheshtë diçka, e rrafshoj, e barazoj, niveloj; e shtrij, e bëj të sheshtë a pa rrudha. Sheshoj vendet e ngritura. Shesho…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë