Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHES vep., SHÍTA, SHÍTUR kal. 1. Shkëmbej me dikë një mall a një send kundrejt pagesës me para; kund. blej. Shes mish (fruta, perime, ushqime etj.). Shiste libra. E shiti pallatin (shtëpinë, makinën). Shet lëndë ndërtimi. Klubi e shiti mbrojtësin kundrejt një shume të konsiderueshme. Shet me pakicë (me shumicë). E shiti për pak para. Shet me çmim të ulët (të lartë). E shet me lekë (me euro, me dollarë). I shiti me fitim (me humbje). Shesim me para në dore (me kartë). Nuk e shet. Shet në dyqan (market, kancelari). Shes bono thesari.
2. fig. Vë në shërbim të të tjerëve gjëra jomateriale, ide, mendime. Prona intelektuale nuk shitet. I shiti atij idenë për një projekt në atë fushë. Arti i tij shitet lehtë.
2. edhe fig., keq. Jap diçka në këmbim të përfitimit vetjak; tradhtoj dikë a diçka për përfitime materiale; e lejoj veten të korruptohem, të shtyhem për të bërë diçka të pandershme për përfitim. Shes atdheun (vendin, lirinë). Shes votën. Shiti nderin.
3. fig. keq. E paraqes ndryshe nga ç’është në të vërtetë dikë a diçka, me qëllim për t’ia hedhur dikujt, për ta mashtruar dikë. E shet veten si shkencëtar (të zotin, trim). E shet veten si dashamir (mik). - Shiti diku tjetër këto! gjej njerëz të tjerë që të të besojnë për këto që thua, se ne nuk na gënjen dot!
4. keq. Ua jap të tjerëve si të mirë apo ua them gjoja si diçka të mirë, të vlefshme për t’ua hedhur a për t’u dukur. Shet të trasha thotë fjalë të mëdha për t’u dukur, mburret. Shet gjepura (dokrra, pallavra përralla,) hiqet trim a i zoti para të tjerëve. - Mos shit dëngla!
✱Sin.: tregtoj, jap, mbaj, lëshoj, qarkulloj, shkëmbej, tradhtoj.
♦ Shet e blen (dikush) është njeri që jep e merr me të gjithë, është i hapur; mëson prej të tjerëve. Të shet e të blen (dikush) është shumë i shkathët e dinak; bën me ty si të dojë, nuk të mbron, të trajton sipas interesit të vet, bën si i leverdis. Shet e nuk blen (dikush) flet vetë për t’u mbushur mendjen të tjerëve dhe nuk dëgjon fare se ç’thonë ata, u jep mësim të tjerëve dhe nuk mëson asgjë prej tyre. Shet *dëngla (dikush) bised. Shet *gorrica (dikush) Shet *lëkurën (dikush) përb. Shet *mend (dikush). Shet *pallavra (dikush). Shet *përralla në diell (dikush). Shet *pordhë (dikush) bised. tall. vulg. Shet (vret) *të rënda (dikush). Ia ka shitur shpirtin *shejtanit (dikush) keq. Shet (vret) *të trasha (dikush).
SHESH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i rrafshët, i hapët, pa drurë dhe i papunuar ose i shtruar; fushë. Shesh i ri. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Shesh me bar. Dolën në një shesh. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHESH,~III m. sh. ~ SHESH 1. Numri gjashtë në lojën e tavllës me zare. Dy shesh dy gjashta.2. Gur dominoje pa pika, fushë. Doli me shesh. E fitoi lojën me shesh. E kuptoi se kishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHESH ndajf. 1. Ulur përdhe, ndenjur, shtruar. Ulem shesh. Ra shesh. Rri shesh.2. fig. Në mënyrë të qetë e të lirshme, shtruar, këmbëkryq. U shtruan shesh dhe i sqaruan punët. Bise…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉSHAS ndajf. 1. Mbi sipërfaqen e tokës, përtokë. U ul sheshas. Ra sheshas.2. Në mënyrë të hapur, sheshazi; kund. fshehtas. E vërteta doli sheshas. Foli sheshas. E pranoi sheshas …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qeleshe e rrafshët, që e mbajnë burrat në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Sheshe e bardhë. Burrat e asaj krahine mbanin sheshe. Rregulloi sheshen. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHESHÉN,~I m. sh. ~A, ~AT Pjesë e dalë në muret e një kulle, sharapoll. Kullë me dy sheshena. Vëzhgonte nga shesheni. Plumbi i erdhi përmes sheshenit.✱Sin.: sharapoll, shaneshin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHESHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shtrirje e rrafshët e një sipërfaqe toke, rrafshim. Sheshimi i dheut. Sheshimi i sipërfaqes së tokës. Sheshimi i trasesë.2. Ulje deri në nivelin e tokë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉSHIT ndajf. 1. Në një vend të hapur, në shesh, nëpër shesh; jashtë, zbuluar, në fushë. Të vjelat mbetën sheshit. U derdhën agrumet sheshit. U zbraz gruri sheshit.2. Në mënyrë të…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉSHJ/E,~T f. vet. sh. Shapka, sheshëla. Mbath sheshje. Një palë sheshje. Doli me sheshje veshur.✱Sin.: heqël, heqëse, sheshje, lepitka, brashnja, sheshka, papuçe, pupleshe, shatë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Mjet që përdoret zakonisht për të bërë rrathë, kompas, pergjel. Shesta është mjet i rëndësishëm pune. Mat me shestë. Vijë e hequr me shestë. Ush…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë