Fjalori
SHERRANE

SHERRÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajoështë e shkathët dhe e zgjuar, që nuk rri dot pa bërë sherre; sherrake. Nuk lihej pa kontroll sherrania. Sherrania e vogël e kishte kurdisur një të pabërë.
Sin.: sherre, sherrake, sherrete, sherrxheshë, dinake, hileqare.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHERRAN
SHERRAN

SHERRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i shkathët e i zgjuar, që nuk rri dot pa bërë sherre; sherrxhi. Sherran i madh ai djalë. Nuk ia prishte dot sherranit.
Sin.: sherr, sherrak, sherret, sherrxhi, dinak, hileqar.


Rezultate të ngjashme

SHERRÁK,~E mb. Që nuk i rrihet pa bërë sherr, që kërkon të grindet gjithnjë (zakonisht për fëmijët), sherret, gërnjar. Fëmijë sherrak. Djalë sherrak. Vajzë sherrake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHERRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kërkon sherr a i pëlqen të grindet me të tjerët. Sherraku më i madh prej fëmijëve. Sherrakët e pallatit. Xhamin e kishin thyer sherrakët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHERRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap i tredhur. Sherraku ka brirë të mprehtë. Sherraku kishte ngjyrë të bardhë. Sherraku me mjekër të bardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHERRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kërkon sherr a i pëlqen të grindet me të tjerët. - Sherrake e madhe ajo vajzë! Sherrakja e shtëpisë. Nuk e linin dot vetëm në shtëpi sherraken.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHERRÁN,~E mb. 1. Që bën sherre (zakonisht për fëmijët), sherrak, sherret. Nip sherran. E vogla ishte pak sherrane.2. Që është i djallëzuar, hileqar. Djalë sherran e mjaft i zgjuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHERRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i shkathët e i zgjuar, që nuk rri dot pa bërë sherre; sherrxhi. Sherran i madh ai djalë. Nuk ia prishte dot sherranit.Sin.: sherr, sherrak, s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÉRRAS ndajf. Me sherri, me djallëzi, dreqnisht, sherrisht. Qeshi sherras. Shikonte sherras. Iu fsheh sherras. Fliste vetëm sherras.Sin.: djallëzisht, dreqësisht, dreqnisht, sher…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.