Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHERRÁN,~E mb. 1. Që bën sherre (zakonisht për fëmijët), sherrak, sherret. Nip sherran. E vogla ishte pak sherrane.
2. Që është i djallëzuar, hileqar. Djalë sherran e mjaft i zgjuar. Vajzë sherrane.
3. Që është i shkathët, i zgjuar e që përpiqet të të bëjë për vete me të mirë kur ka bërë një faj (zakonisht për fëmijët). Fëmijë sherran.
✱Sin.: sherr, sherrak, sherret, sherrxhi, dinak, hileqar.
SHERRÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shkathët dhe e zgjuar, që nuk rri dot pa bërë sherre; sherrake. Nuk lihej pa kontroll sherrania. Sherrania e vogël e kishte kurdisur një…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERRÁK,~E mb. Që nuk i rrihet pa bërë sherr, që kërkon të grindet gjithnjë (zakonisht për fëmijët), sherret, gërnjar. Fëmijë sherrak. Djalë sherrak. Vajzë sherrake.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kërkon sherr a i pëlqen të grindet me të tjerët. Sherraku më i madh prej fëmijëve. Sherrakët e pallatit. Xhamin e kishin thyer sherrakët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap i tredhur. Sherraku ka brirë të mprehtë. Sherraku kishte ngjyrë të bardhë. Sherraku me mjekër të bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kërkon sherr a i pëlqen të grindet me të tjerët. - Sherrake e madhe ajo vajzë! Sherrakja e shtëpisë. Nuk e linin dot vetëm në shtëpi sherraken.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉRRAS ndajf. Me sherri, me djallëzi, dreqnisht, sherrisht. Qeshi sherras. Shikonte sherras. Iu fsheh sherras. Fliste vetëm sherras.✱Sin.: djallëzisht, dreqësisht, dreqnisht, sher…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë