Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHERBÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujë me sheqer që e ziejmë derisa trashet dhe ua hedhim disa ëmbëlsirave. Sherbet i hollë. Revani me sherbet. Përgatitja e sherbetit. U lidh sherbeti u trash aq sa duhet për t’ia hedhur ëmbëlsirës. I hedh sherbetin kekut (bakllavasë, kadaifit).
2. Pije e ëmbël që përgatitet me ujë e me sheqer dhe me ndonjë erëz (me ujë trëndafili, me kanellë, me karafil etj.). Përgatit sherbet trëndafili. Sherbet i freskët. Sherbet mjedre. Një gotë sherbet. E shijoi sherbetin. Qeras me sherbet. E piu sherbetin (mospërf.) vdes.
3. Gëlqere e tretur në ujë, që përdoret për të lyer muret, trungjet e pemëve etj. Sherbet gëlqereje. U dha një sherbet mureve. Lyej me sherbet.
4. fig. Ai që të përmirëson a të ëmbëlson jetën a qëndrimin diku. Fëmija është sherbeti i shtëpisë.
5. si mb. Që është shumë i ëmbël. E ka bërë kafen sherbet.
SHERBELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëndim i një plage, pezmatimi i saj; malcim. Sherbelimi i varrës. Sherbelim i lehtë. Sherbelim i shkaktuar nga pakujdesia.2. fig. Prekje e dikujt me …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lëndoj një plagë, malcoj; pezmatoj. Ecja ia kishte sherbeluar plagën. Ma sherbeloi varrën pa dashje. - Mos lëviz se sherbelon plagën! 2. fig. Pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Salvia officinalis, Salvia auriculata) Shkurre e vogël aromatike që rritet në klimë të ngrohtë, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose he…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBÉ/S,~ZE mb. Që ec me hapa të ngadaltë e të sigurt. Djalë sherbes. Vajzë sherbeze.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujë me sheqer që e ziejmë derisa trashet dhe ua hedhim disa ëmbëlsirave. Sherbet i hollë. Revani me sherbet. Përgatitja e sherbetit. U lidh sherbeti u …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ëmbëlsim me sherbet, të sherbetuarit. Sherbetimi i bakllavasë. Ëmbëlsira ishte gati për sherbetim. Ia mori dorën sherbetimit. 2. Lyerje e mureve me s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBÉTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Mollë a dardhë shumë e ëmbël që piqet në korrik. Hëngri një sherbetkë. Sherbetka e korrikut. Sherbetkë e shartuar. U poqën sherbetkat. Reçel me sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBETLÍ,~E mb., vjet. Që është shumë i ëmbël. Molla sherbetlie. E ka gojën sherbetli. Llokum sherbetli.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I hedh sherbetin një ëmbëlsire. Sherbetoj bakllavanë. I sherbetoi tullumbat. Nuk e dinte se kur do sherbetuar ëmbëlsira.2. Lyej me gëlqere të tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHERBÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dele që ecën me hapa të ngadaltë. Sherbezja mbeti pas shoqeve të saj. Megjithëse bariu e thërriste, sherbezja ecte avash-avash.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë