Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHEQERÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ngurtësimi i sheqerit a pluhurosja me sheqer e një ëmbëlsire. Sheqerosja e ëmbëlsirave. Po merrej me sheqerosjen e frutave.
2. Procesi i pastrimit të qimeve të trupit me sheqer, sheqerim. Trajtim me sheqerosje. E specializuar për sheqerosje.
3. fig. Zbukurim me tepri i gjërave për të mbuluar të vërtetën. Sheqerosja e veprimeve. Ndjenjë pa sheqerosje. Ia tha ato fjalë sa për sheqerosje. Rritja e rrogave ishte si sheqerosje për fushatë.
✱Sin.: sheqerim, ëmbëlsim, ëmbëltim, sherbetosje.
SHEQERÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E pluhuros me sheqer; i hedh shumë sheqer sa trashet ose sa mpikset, sherbetoj. Sheqeros kafenë. Sheqeros hallvën. E ka sheqerosur bakllavanë.
2. fig., keq. E zbukuroj diçka duke mbuluar anët e këqija të saj, duke përdorur fjalë të ëmbla e joshëse; ëmbëlsoj. I sheqerosin mosmarrëveshjet. E ka sheqerosur pak personazhin negativ. E sheqerosi kuvendimin me ato fjalë.
✱Sin.: ëmbëlsoj, ëmbëltoj, mëlcoj, përmjalt, karamelizoj, sheqeroj, sherbetoj.
SHEQÉR,~I m. 1. Substancë e ëmbël në trajtë kristalesh të vogla zakonisht të bardha e të tretshme lehtë në ujë, që nxirret nga një lloj panxhari ose nga një lloj kallami (sukrozë) …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRE mb. 1. Që është shumë e ëmbël (zakonisht për fruta, si dardha, molla). Dardhë sheqere. Mbolli një mollë sheqere. Solli disa dardha sheqere.2. Që ka ngjyrë të kuqe të çelët.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj ëmbëlsire e industrializuar me sheqer të pjekur dhe me aroma të ndryshme, karamele, sheqerkë. U ëmbëlsua me sheqere. Bleu sheqeret që i pëlq…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÍM,~I m. kryes. nj. 1. kim. Procesi i zbërthimit të një karbohidrati kompleks (si niseshteja) në sheqerna të thjeshta. Procesi i sheqerimit. Sheqerimi i mushtit (i frutave). …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Produkt i ëmbël me sheqer të pjekur, karamele, sheqere. I dha një sheqerkë. E mashtroi me një grusht sheqerka. Bleu dy kuti me sheqerka. 2. Një lloj …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERLÍ mb., vjet. Që është i ëmbël, me sheqer, i sheqertë, zakonisht në thirrmat që lëshonin hallvaxhinjtë e sheqerxhinjtë: “sheqerli boza!”, “sheqerli hallva!”. Poqi kafet sheqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRNA,~T m. vet. sh. 1. kim. Lëndë organike që përmbajnë sheqer dhe përdoret nga organizmat në ushqim si rezervë energjie. Grumbullimi i sheqernave. Tuli përmban sheqerna të fer…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E spërkat me sheqer një ëmbëlsirë a i hedh sheqer një pijeje, e ëmbëlsoj me sheqer; e mbuloj me një shtresë sheqeri.. Sheqeroj luleshtrydhet. She…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÓR,~E mb., libr. Që ka sheqer; që shërben për të nxjerrë prej tij sheqer. Përmbajtje sheqerore. Lëngje sheqerore. Bimë sheqerore. Strukturë sheqerore (gjeol.) strukturë me ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E pluhuros me sheqer; i hedh shumë sheqer sa trashet ose sa mpikset, sherbetoj. Sheqeros kafenë. Sheqeros hallvën. E ka sheqerosur bakllavanë. 2. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë