Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHEQÉRNA,~T m. vet. sh. 1. kim. Lëndë organike që përmbajnë sheqer dhe përdoret nga organizmat në ushqim si rezervë energjie. Grumbullimi i sheqernave. Tuli përmban sheqerna të fermentueshme. Përmbajtja e sheqernave. Fermentimi i sheqernave. Fruta të pasura me sheqerna. Glukoza dhe laktoza janë sheqerna.
2. Karamele, sheqerka. E mbushi kupën me sheqerna. Qeras me sheqerna.
✱Sin.: ëmbëlsira, karamele, sheqere, sheqerka, bonbone, ëmbëlore.
SHEQÉR,~I m. 1. Substancë e ëmbël në trajtë kristalesh të vogla zakonisht të bardha e të tretshme lehtë në ujë, që nxirret nga një lloj panxhari ose nga një lloj kallami (sukrozë) …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRE mb. 1. Që është shumë e ëmbël (zakonisht për fruta, si dardha, molla). Dardhë sheqere. Mbolli një mollë sheqere. Solli disa dardha sheqere.2. Që ka ngjyrë të kuqe të çelët.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj ëmbëlsire e industrializuar me sheqer të pjekur dhe me aroma të ndryshme, karamele, sheqerkë. U ëmbëlsua me sheqere. Bleu sheqeret që i pëlq…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÍM,~I m. kryes. nj. 1. kim. Procesi i zbërthimit të një karbohidrati kompleks (si niseshteja) në sheqerna të thjeshta. Procesi i sheqerimit. Sheqerimi i mushtit (i frutave). …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Produkt i ëmbël me sheqer të pjekur, karamele, sheqere. I dha një sheqerkë. E mashtroi me një grusht sheqerka. Bleu dy kuti me sheqerka. 2. Një lloj …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERLÍ mb., vjet. Që është i ëmbël, me sheqer, i sheqertë, zakonisht në thirrmat që lëshonin hallvaxhinjtë e sheqerxhinjtë: “sheqerli boza!”, “sheqerli hallva!”. Poqi kafet sheqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E spërkat me sheqer një ëmbëlsirë a i hedh sheqer një pijeje, e ëmbëlsoj me sheqer; e mbuloj me një shtresë sheqeri.. Sheqeroj luleshtrydhet. She…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÓR,~E mb., libr. Që ka sheqer; që shërben për të nxjerrë prej tij sheqer. Përmbajtje sheqerore. Lëngje sheqerore. Bimë sheqerore. Strukturë sheqerore (gjeol.) strukturë me ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQERÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E pluhuros me sheqer; i hedh shumë sheqer sa trashet ose sa mpikset, sherbetoj. Sheqeros kafenë. Sheqeros hallvën. E ka sheqerosur bakllavanë. 2. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHEQÉRTË (i, e) mb. 1. Që përmban sheqer, që është prej sheqeri, sheqeror. Lëndë e sheqertë. Pije e sheqertë. Përmbajtje e sheqertë. Gjel i sheqertë sheqer i shkrirë në të nxehtë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë