Fjalori
SHEQER

SHEQÉR,~I m. 1. Substancë e ëmbëltrajtë kristaleshvogla zakonishtbardha e të tretshme lehtë në ujë, që nxirret nga një lloj panxhari ose nga një lloj kallami (sukrozë) dhepërdoret gjerësishtindustrinë ushqimore, sidomospërgatitjen e ëmbëlsirave; kund. zeher. Përftimi i sheqerit. Nuk i hedh sheqer kafesë. Paketimi dhe përpunimi i sheqerit. Një lugë sheqer. Sheqer për diabetikët. Akullorja kishte shumë sheqer. Liker me përmbajtje sheqeri. Importimi i sheqerit. Ëmbëlsirë pa sheqer. Shurupi i sheqerit.
2. biol. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmekësaj substance ose mënyrandryshmepërpunimit të saj. Sheqer drusor produkt i përftuar nga përpunimi me ngrohje i drusë që shndërrohetsheqer. Sheqer dytësor lloj sheqeri kristalor me ngjyrë kafeverdhëpërdoretindustrinë përpunuese ushqimore. Sheqer i djegur karamel. Sheqer i kuq sheqer i parafinuar ose i rafinuar pjesërisht. Sheqer i lëngët shurup sheqeri. Kallam sheqeri përdoret si emërtim për një lloj ëmbëlsire me sheqer që ka formën e një kallami pakpërkulur. Mollë sheqeri një lloj ëmbëlsire me mollë e cila vishet me sheqerdjegur.
3. Lëndë organike e ëmbël, që gjendetnektarin e luleve, në tulin e frutave etj.; fruktozë. Sheqeri i fiqve (i rrushit, i mjaltit). Kumbull sheqeri (bot.) një lloj kumbullebën kokrrarrumbullakëta, të verdha e shumëëmbla.
4. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa bimë. Panxhar sheqeri (lat. Beta vulgaris saccharifera, B. vulgaris altissima, B. Vulgaris) panxharsheqeri, rapa, rrepa e sheqerit. Kallam sheqeri (lat. Saccharum officinarum) bimë me origjinë nga Azia, kërcelli i së cilës shërben për të prodhuar sheqer.
5. mjek. Pjesë e dytë e emërtimitpathjeshtë për një sëmundje. Sëmundja e sheqerit sëmundje e shkaktuar nga tepria e glukozës, diabeti.
6. si mb. edhe fig. Që është shumë i ëmbël, mjaltë. Mollët janë sheqer. E ka gojën sheqer.
7. si ndajf. Në një shkallë shumëlartë, shumë; kund. pak. Ishte sheqer i ëmbël. Çarçafët i kishte sheqerbardhë.
Sin.: i ëmbël, mjaltë, fruktozë.
Nuk ra sheqeri në *ujë. E hëngri shapin për sheqer (dikush) shih e hëngri (e mori) sapunin për djathë (dikush). (Është) *mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht) (dikush). E ka *mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht) (me dikë). E ka gojën sheqer (dikush) është gojëmbël; nxjerr sheqer nga goja; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt); e ka gojënëmbël; e ka gojën llokum. Kërkon sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. kërkon diçkapamundur, që nuk mundndodhë a nuk mundbëhet; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi; kërkon dhallëthartë në kollozhek. E lyen me sheqer (diçka) përpiqet ta zbukurojë e ta fshehë thelbin e keqdiçkaje, duke përdorur fjalëëmbla ose mënyra joshëse; e sheqeros. Ndaj *shapin nga sheqeri. Nxjerr sheqer nga goja (dikush) është gojëmbël; e ka gojën sheqer; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt); e ka gojënëmbël; e ka gojën llokum. Nxjerr sheqer nga ujët e detit (dikush) shih nxjerr mjaltë nga guri (dikush). *Top sheqeri.


Rezultate të ngjashme

SHEQÉRE mb. 1. Që është shumë e ëmbël (zakonisht për fruta, si dardha, molla). Dardhë sheqere. Mbolli një mollë sheqere. Solli disa dardha sheqere.2. Që ka ngjyrë të kuqe të çelët.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj ëmbëlsire e industrializuar me sheqer të pjekur dhe me aroma të ndryshme, karamele, sheqerkë. U ëmbëlsua me sheqere. Bleu sheqeret që i pëlq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQERÍM,~I m. kryes. nj. 1. kim. Procesi i zbërthimit të një karbohidrati kompleks (si niseshteja) në sheqerna të thjeshta. Procesi i sheqerimit. Sheqerimi i mushtit (i frutave). …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Produkt i ëmbël me sheqer të pjekur, karamele, sheqere. I dha një sheqerkë. E mashtroi me një grusht sheqerka. Bleu dy kuti me sheqerka. 2. Një lloj …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQERLÍ mb., vjet. Që është i ëmbël, me sheqer, i sheqertë, zakonisht në thirrmat që lëshonin hallvaxhinjtë e sheqerxhinjtë: “sheqerli boza!”, “sheqerli hallva!”. Poqi kafet sheqe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQÉRNA,~T m. vet. sh. 1. kim. Lëndë organike që përmbajnë sheqer dhe përdoret nga organizmat në ushqim si rezervë energjie. Grumbullimi i sheqernave. Tuli përmban sheqerna të fer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E spërkat me sheqer një ëmbëlsirë a i hedh sheqer një pijeje, e ëmbëlsoj me sheqer; e mbuloj me një shtresë sheqeri.. Sheqeroj luleshtrydhet. She…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQERÓR,~E mb., libr. Që ka sheqer; që shërben për të nxjerrë prej tij sheqer. Përmbajtje sheqerore. Lëngje sheqerore. Bimë sheqerore. Strukturë sheqerore (gjeol.) strukturë me ng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQERÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E pluhuros me sheqer; i hedh shumë sheqer sa trashet ose sa mpikset, sherbetoj. Sheqeros kafenë. Sheqeros hallvën. E ka sheqerosur bakllavanë. 2. fig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEQÉRTË (i, e) mb. 1. Që përmban sheqer, që është prej sheqeri, sheqeror. Lëndë e sheqertë. Pije e sheqertë. Përmbajtje e sheqertë. Gjel i sheqertë sheqer i shkrirë në të nxehtë, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.