Fjalori
SHEPKORE

SHEPKÓRE,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Scolopax rusticola) Shepkë, shapkë. Llojet e ndryshme të shepkoreve. Gjuetia e shepkores. Zagari u sul me vrap drejt shepkores.
Sin.: bekacë, grizhlemzë, pulëdushke, skjepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shaptore, shepkë, shepkujcë, sheptore.

SHEPKORE

SHEPKÓRE,~T vet. sh., zool. (lat. Scolopacida) Gjini shpendësh kënetorë, familja e shapkave. Familja e shepkoreve. Llojet e shepkoreve.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.