Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÉNJUR (i, e) mb. 1. Që ka dhënë shenjat e para të pjekjes, i pjekur, i përshenjur. Qershi e shenjur. Mollë e shenjur. Frutë e shenjur.
2. Vajzë gati e fejuar, e caktuar. Vajzë e shenjur. Goca e shenjur doli në dritare që ta shihnin.
3. fig. Që është shquar për diçka, i dallueshëm. Figurë e shenjur për bamirësi. I shenjur për trimëri.
✱Sin.: i pjekur, i përshenjur, i skuqur, e fejuar, e caktuar, e zënë, i shquar, i dalluar.
SHÉNJUAR (i, e) mb. 1. Që është shenjuar, që i është vendosur një shenjë, i shënuar. Vendi i shenjuar. Udhëkryq i shenjuar me shenjat e trafikut.2. Që është caktuar, e përcaktuar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉNJUAR,~I (i) m. sh ~, ~IT Ai që është dalluar, shquar nga të tjerët. I shenjuari për keq. U zgjodh si i shenjuari, si njeriu me fat. I shenjuari i radhës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉNJUAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT Ajo që është dalluar, shquar nga të tjerët. Më e shenjuara ndër shoqe. E shenjuara nga vajzat.✱Sin.: i caktuar, i përcaktuar, i shënuar, i dalluar, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉNJUAR,~I (i) m. sh ~, ~IT (të) gjuh. Ai që lidhet me konceptin, kuptimin, domethënien e një shenje gjuhësore. I shenjuari është koncepti. Lidhja e të shenjuarit me shenjuesin mu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJÚES,~E mb. 1. Që shërben për të shenjuar dikë a diçka, tregues. Gisht shenjues. U vendos një pllakë shenjuese në murin e shtëpisë-muze. Tabelë shenjuese.2. Që lë shenjë. Spërk…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka shenjë në qitje me armë, shenjëtar, nishanli. Ishte shenjues i zoti. Shenjues me përvojë. Ishte stërvitur si shenjues.2. Mjet, objekt, që shër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJÚESE,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka shenjë në qitje me armë, shenjëtare. Shenjuese e zonja. Shenjuese e kualifikuar. Ishte shenjuese e saktë.2. Mjet, objekt, që shërben për t…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJÚK,~E mb. 1. Që është me shenjë të bardhë, zakonisht për një cjap a dhi. Dhi shenjuke. Cjapi shenjuk veçohej nga të tjerët.2. si em. ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap i zi me këmbë të ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë