Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHENJTËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fet. 1. Grua që është shpallur shenjtore. Shenjtëresha jonë. Festa e shenjtëreshës. Shenjtëresha shqiptare Nënë Tereza.
2. Ajo që mbart cilësitë më të mira njerëzore; shenjtore. Shenjtëresha e lagjes. E nderonin si shenjtëreshë. Fytyra e saj ndriçonte si shenjtëreshë.
3. zakon. iron. Ajo që është e djallëzuar. Hiqej si shenjtëreshë. Edhe shenjtëresha kopjoi në provim.
✱Sin.: shenjtore, hyjneshë.
SHENJT,~I m. sh. ~Ë, ~ ËT edhe ~ËR, ~ËRIT 1. fet. Ai që i është përkushtuar fesë dhe Zotit dhe që pas vdekjes, përmes kanonizimit, është shpallur a shpallet si i shenjtë nga kisha,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTH,~I m. sh. ~A, ~AT Nishan në lëkurë, lez, pullë. I kishte dalë një shenjth. Shenjthin e kishte ngacmuar pak. E mbuloi shenjthin me pudër.✱Sin.: lez, nishan, pullë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Ai që është shpallur shenjt. Emrat e shenjtorëve. Dyzet shenjtorët. U shpall shenjtor. Kalendari i shenjtorëve. Festa e gjithë shenjtorëve. Figur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Faltore, vend i shenjtë. Gërmimet arkeologjike kishin zbuluar themelet e një shenjtoreje. - Mos i dhunoni shenjtoret! Shenjtorja e të parit.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTVJÉT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. Ngjarje e shënuar, përvjetor; jubile. Dje festoi shenjtvjetin. Shenjtvjeti e gjeti të sëmurë. Shenjtvjeti i martesës.✱Sin.: përvjetor, jubile, pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÉNJTË (i, e) mb. 1. fet. Që lidhet me Zotin dhe i përket atij, me fenë dhe adhurimin fetar, që vjen nga Zoti; që ka fuqi hyjnore; kund. laik, profan. Trinia e shenjtë Ati, Biri d…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÍ,~A f. kryes. nj., fet. Të qenët i shenjtë. Hapi i parë drejt shenjtërisë. Jemi të thirrur për shenjtëri. Shenjtëria e një muaji. Shenjtëria e krishterë. Nënë Tereza ishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÍM,~I m. kryes. nj. 1. fet. Të përkushtuarit ndaj fesë dhe urdhërimeve të Zotit. Të mbërriturit deri në shenjtërim.2. fet. Riti me anë të të cilit një person ose send kalon…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal., fet. E bëj a e shpall zyrtarisht dikë si të shenjtë, e pranon si të tillë, e vendos në katalogun e shenjtorëve; hyjnizoj, bekoj. Ai kishte bër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÓR,~E mb. 1. fet. Që është i mbushur me shenjtëri dhe për këtë arsye të imponon nderim (zakonisht për njerëz, objekte të veçanta, rite a vende), i shenjtë; prej shenjti; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë