Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÉNJTË (i, e) mb. 1. fet. Që lidhet me Zotin dhe i përket atij, me fenë dhe adhurimin fetar, që vjen nga Zoti; që ka fuqi hyjnore; kund. laik, profan. Trinia e shenjtë Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë (në fenë e krishterë). Fryma e Shenjtë personi i tretë i Trinisë. Varri i shenjtë varri i Jezu Krishtit. Vendet e shenjta vendet ku sipas Biblës ka jetuar e ka zhvilluar veprimtarinë e tij Krishti ose ndonjë profet tjetër; vendet ku, sipas Kuranit e librave fetarë, ka zhvilluar veprimtarinë e tij Muhamedi. Vend i shenjtë vend ku ndodhet varri i ndonjë shenjti a i ndonjë njeriu ia ka kushtuar jetën fesë, ku ka pasur ndonjë faltore të vjetër; vend që ka një fuqi çudibërëse. Selia e Shenjtë Selia e Papës, Vatikani. Ati i shenjtë Papa. Shkrimi i Shenjtë (librat e shenjtë) Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Libri i shenjtë Bibla, Kurani. Altari i shenjtë. Sende të shenjta. Rit i shenjtë. Muzikë e shenjtë. Detyrë e shenjtë. Vaji i shenjtë. Fjalët e shenjta. Njeri i shenjtë njeri që ia ka kushtuar jetën fesë dhe zbaton me përpikëri rregullat fetare, shërbëtor i zotit. Urdhër i shenjtë. Kisha e shenjtë. Mesha e shenjtë. Muaji i shenjtë muaji i Ramazanit. Sinodi i Shenjtë. Etërit e shenjtë patriarkët, themeluesit e kishës, shenjtorët.
2. Që është i denjë për një respekt të madh, që merret si shembulli më i lartë i dëlirësisë e i pastërtisë morale, i virtytit e i ndershmërisë; që është i pamëkatë; kund. mëkatar. Burrë i shenjtë. Grua e shenjtë.
3. zakon. iron. Që nuk është aq i pastër a i dëlirë sa duket. Nuk është aq i shenjtë sa duket. Mos e prek atë se është “i shenjtë”.
4. fig. Që është i frymëzuar nga një qëllim i lartë, nga ndjenja fisnike e dashurisë për popullin, për atdheun e për njerëzimin; i pastër, i dëlirë; i shënuar. Dashuria e shenjtë për atdheun. Malli i shenjtë për vendlindjen. Lufta e shenjtë për liri. Detyrë e shenjtë. Ditë e shenjtë.
5. fig. Që është shumë i çmuar e i rëndësishëm, që është i paprekshëm dhe i pacenueshëm, i denjë për një respekt të madh; kund. i cenueshëm. Trualli i shenjtë i atdheut. Kufijtë e shenjtë të atdheut. Flamuri ynë i shenjtë. Himni kombëtar është i shenjtë. Besë e shenjtë.
6. fig. Që mbart vlera të padiskutueshme. Gjumë i natës konsiderohet i shenjtë. Mëngjesi është i shenjtë për familjen. Shkolla është vendi i shenjtë i dijeve.
7. si em., fet. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka lidhje me Zotin, me fenë. I shenjti i kishës. I shenjti ia udhëhiqte rrugën.
8. si em., fet. ~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka lidhje me Zotin, me fenë. E shenjta Nëna Terezë. E shenjta Mari.
9. si em., filoz. ~A f. kryes. nj. Diçka që është përtej së zakonshmes.
✱Sin.: shenjtëror, hyjnor, i hyjnizuar, i shenjtëruar, i pamëkatë, i pastër, i dëlirë, i shënuar, i pacenueshëm, i paprekshëm, i shenjtëruar.
♦ Me *frymën e shenjtë iron.
SHENJT,~I m. sh. ~Ë, ~ ËT edhe ~ËR, ~ËRIT 1. fet. Ai që i është përkushtuar fesë dhe Zotit dhe që pas vdekjes, përmes kanonizimit, është shpallur a shpallet si i shenjtë nga kisha, sepse jeta e tij ishte shembull i përsosur i jetës së krishterë, shenjtor; pajtor, mbrojtës. E shpallën shenjt. Shenjti i ditës. Çdo famulli mbante emrin e një shenjti. Shenjti mbrojtës i fëmijëve. Figura e Shenjtit Pajtor. Nderimi i shenjtëve.
2. fig. Ai që është shumë i urtë, i devotshëm, i virtytshëm dhe i padjallëzuar; kund. djall. Ishte si shenjt. Ishte shenjt që e duronte atë djalë. Fëmija flinte si shenjt.
✱Sin.: shenjtor, pajtor, mbrojtës, i urtë, i devotshëm, i virtytshëm, i padjallëzuar.
SHENJTËRÍ,~A f. kryes. nj., fet. Të qenët i shenjtë. Hapi i parë drejt shenjtërisë. Jemi të thirrur për shenjtëri. Shenjtëria e një muaji. Shenjtëria e krishterë. Nënë Tereza ishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÍM,~I m. kryes. nj. 1. fet. Të përkushtuarit ndaj fesë dhe urdhërimeve të Zotit. Të mbërriturit deri në shenjtërim.2. fet. Riti me anë të të cilit një person ose send kalon…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal., fet. E bëj a e shpall zyrtarisht dikë si të shenjtë, e pranon si të tillë, e vendos në katalogun e shenjtorëve; hyjnizoj, bekoj. Ai kishte bër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÓR,~E mb. 1. fet. Që është i mbushur me shenjtëri dhe për këtë arsye të imponon nderim (zakonisht për njerëz, objekte të veçanta, rite a vende), i shenjtë; prej shenjti; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. 1. Në traditat e ndryshme fetare një vend që ka marrë një karakter të shenjtë për shkak të shfaqjes ose pranisë së hyjnisë në të ose për shkak …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJT,~I m. sh. ~Ë, ~ ËT edhe ~ËR, ~ËRIT 1. fet. Ai që i është përkushtuar fesë dhe Zotit dhe që pas vdekjes, përmes kanonizimit, është shpallur a shpallet si i shenjtë nga kisha,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTH,~I m. sh. ~A, ~AT Nishan në lëkurë, lez, pullë. I kishte dalë një shenjth. Shenjthin e kishte ngacmuar pak. E mbuloi shenjthin me pudër.✱Sin.: lez, nishan, pullë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Ai që është shpallur shenjt. Emrat e shenjtorëve. Dyzet shenjtorët. U shpall shenjtor. Kalendari i shenjtorëve. Festa e gjithë shenjtorëve. Figur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Faltore, vend i shenjtë. Gërmimet arkeologjike kishin zbuluar themelet e një shenjtoreje. - Mos i dhunoni shenjtoret! Shenjtorja e të parit.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHENJTVJÉT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. Ngjarje e shënuar, përvjetor; jubile. Dje festoi shenjtvjetin. Shenjtvjeti e gjeti të sëmurë. Shenjtvjeti i martesës.✱Sin.: përvjetor, jubile, pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë