Fjalori
SHEMBËRKOJ

SHEMBËRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E mundoj shumë dikë, e lodh, rraskapit. I shembërkoi fëmijët me mësime. - Mos e shembërko djalin! I ka shembërkuar kafshën duke e ngarkuar rëndë. E shembërkoi flama.
Sin.: kapit, rraskapit, dërrmoj, mundoj, stërmundoj, molis, robtoj, rraskapit, rropas, stërmundoj, torturoj, shkalafis.


Rezultate të ngjashme

SHÉMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend të cilit i ikën dheu, tokë që shembet, shembëtirë. Kishte rrëshqitur në një shembë. Nuk do ta ndërtonte shtëpinë në një shembë. Ishte groposur the…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHÉMB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Gur i madh a copë shkëmbi që është shembur nga lart. Hipi mbi një shembël. I zuri rrugën një shembël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEMBËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje e rënduar fizike e dikujt që vjen si rezultat i lodhjes së madhe; kapitje, rraskapitje. Ndjeu një shembërkim në trup. Dhimbjen e kishte nga she…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SHEMBËRK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ ÚAR 1. vetv. Lodhem shumë duke bërë një punë, më priten fuqitë, rraskapitem. Shembërkohem në punë. Shembërkohem nga rruga. Ishte shembërkuar, po …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEMBËRKÚAR (i, e) mb. Që është lodhur shumë, i rraskapitur, i dërrmuar; kund. i çlodhur. U kthye në shtëpi i shembërkuar. Ndihej i shembërkuar. U ul në karrige krejt i shembërkuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHEMBËTÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tokë që shembet a humbon; rrëpirë që rrëshqet; shkarëzimë, rrëzimë; humbellë. Ishte afruar pranë rrëzës së shembëtirës. Shembëtira ishte e thellë. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.