Fjalori
SHELQËROR

SHELQËRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i gjatë me veshë a grremça, që e ngulintokëstane për të varur në të napat e djathit ose enët e bulmetit; këmbës, kërrikull. E nguli shelqërorin. Dru për shelqëror. E vari bulmetinshelqëror. Plori e shelqërori na kanë mbajtur e na mbajnë gjallë (fj. u.).
2. Furkë për të mbajtur hardhitë ose degët e pemëve kur janë shumëngarkuara me rrush a me fruta; furkaçe. Mban hardhinë me shelqëror. Shelqërori e mbajti drejtë hardhinë. I vë një shelqëror hardhisë.
3. vjet. Dru për të varur pushkët. Var pushkënshelqëror. Marr armën nga shelqërori.
Sin.: kripës, kripësnik, këmbës, kërrikull, furkaçe, furkë, bigaçe, bigë, ngarkaçe, kërrabë, çatalle, çandër, mbështetëse, mbajtëse, qandër, qatër.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.