Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHELG
SHELG

SHEL/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET bot. 1. (lat. Salix) Dru ose shkurre me degëholla e të lakueshme dhe me gjethegjata ose vezake, të ngushta, që rritet zakonishtvende me lagështi; argjita, shelnja. Shelgu i zi. Shelgu i egër. Shelgu i kultivuar. Shelgu kur mbillet, zë shpejt. Thupër shelgu.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmekësaj bime. Shelgu i bardhë (lat. Salix alba L.) shelnja e bardhë, shelqja. Shelgu barishtor (lat. Salix herbacea) shelgu xhuxh. Shelgu i bjeshkëve (lat. Salix arbuscula L.) shelgrritet në Azinë Qendrore e Verioretrajtën e një shkurreje me shumë degëngjyrëkuqe në të murrmë. Shelgu i butë (lat. Salix incana, Salix elaeganos, Salix riparia) shelgu i zi, argjita. Shelgu vajtues (Shelgu lotues) (lat. Salix babylonica L.) shelgu i butë, shelgu lotues. Shelgu i Qabesë (lat. Elaeagnus angustifolia, Elaeagnus hortensis, Elaeagnus orientalis) shelgu i butë, junapi. Shelgu i egër (lat. Salix caprea L.) maçkovina, morina. Shelgu gjethebajame (lat. Salix triandra L., Salix amygdalina L.) shelgu i kanistrave, shelgu gjethebajame, shelgu trethekësh. Shelgu gjethemadh (lat. Salix grandifolia) shelgu fletëmadh. Shelgu gjetherrjetë (lat. Salix reticulata L.) shelgu i rrjetëzuar. Shelgu gjethetopitur (lat. Salix retusa L.) shelgu fletëtopitur, shelgu i cunguar. Shelgu heshtak (lat. Salix hastata L.) shelgu fletëheshtë. Shelgu i përhimtë (lat. Salix cinerea L., Salix acumminata) shelgu i hirtë. Shelgu pesëthekësh (lat. Salix pentadra L.) shelgu me erë. Shelgu pështjellës (lat. Salix amplexicaulis) shelgu gjethepushtues. Shelgu i thyeshëm (lat. Salix fragilis L.) shelgu i brishtë, shelne e bardhë. Shelgu i verdhë (lat. Salix vitellina) shelg i bardhë me trung dhe degëverdha.
Sin.: argjitë, arqitë, brinë, maçkovinë, mërinë, morinë, shelgjishtër, hunap, junap, kepëc.
I bën (i pjell) *rrush edhe shelgu (dikujt). Kur të bëjë shelgu *rrush. *Thupër shelgu përçm.


Rezultate të ngjashme

SHELGJÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe SHELGJÍSHT/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pyll me shelgje, vend me shelgje; shelishtë. Shelgjishtë e rrallë. Shelgjet ishin pyllëzuar e bërë shelgjisht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHELGJÍSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Salix purpurea L., Salix helix L.) Lloj shelgu me degë në ngjyrë të kuqe të errët, shumë të buta e të përkulshme dhe me lëvore të k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.