Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHEJMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Lampyridae) Insekt i cili gjatë natës prodhon dritë nga bishti; xixëllonjë, gacëllimë. Kanë dalë shejmirat. Vrapoi pas shejmirave. - Mos i prekni me dorë shejmirat!
2. zool. (lat. Gryllus domesticus, Acheta domesticus) Insekt me ngjyrë kafe të errët, që lëshon zë si gjinkalla, bulkth, grilli. Këngë shejmire. Zhaurima e shejmirave. Tingujt e shejmirës.
2. zool. (lat. Gryllus gryllotalpa, Gryllotalpa gryllotalpa) Insekt i ngjashëm me bulkthin, deri 5 cm i gjatë, me brirthë të trashë dhe thonj të fuqishëm, i cili bën kanale nën tokë dhe ushqehet me rrënjët e bimëve dhe krimba; arrç, dosë.
✱Sin.: bukare, gacëllimë, gacullinë, gacëxixë, gjylbabë, mizëllimë, shkëndijë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, xhixhë, xhixhëll, xixëllimë, xixëllonjë, bulkth, bujk, grill, arrç, baldosa, dosë.
SHEJMÍRAZ ndajf. Me nder, faqebardhë. Doli shejmiraz. E nxori shejmiraz. U kthyen shejmiraz.✱Sin.: faqebardhë, ballëndritur, faqendritur, fytyrëndritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë