Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHEBÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. vjet. Djalë jetim ose shumë i varfër, që shërbente si shërbëtor në shtëpitë a në dyqanet e të pasurve; shërbëtor që i shkonte pas një zyrtari të lartë ose një të pasuri, shërbyes; shkarth. E mbajtën si shebek. I shërbeu shebeku. Thirri shebekët.
2. Ai që ka mbetur i shkurtër e i pazhvilluar në trup. Në garë mori pjesë edhe shebeku, megjithëse ishte me trup të shkurtër. Mbeti shebek. Si shebeku që e merr era kur ecën.
3. Djalë i vogël që nuk rri rehat e që është shumë i lëvizshëm; djalë i shkathët e çapkën. S’rri urtë shebeku. Ç’t’i bënte atij shebeku shejtan? Endej rrugëve shebeku duke bërë shejtanllëqe.
4. zool. (lat. Cynocephalus) Një lloj majmuni ngjyrë ulliri me turi të stërzgjatur. Shebekët janë majmunë të mëdhenj. Pa në foto një shebek. Edhe shebekut i pëlqenin bananet.
✱Sin.: shërbëtor, shërbyes, shkarth, shkurtabiq, cumrrak, çapkën, shejtan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë