Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHATËRVÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrjedhë artificiale uji, që hidhet përpjetë me forcë e bie në një pellg të rrethuar e të zbukuruar, që gjendet në një lulishte, park etj. Shatërvan madhështor. Hapësirë me një shatërvan në mes. Nuk pinte ujë shatërvani. U zhyt në shatërvan.
2. Curril a rrymë uji, nafte etj. që shpërthen nga dheu e hidhet përpjetë me forcë. Uji shpërtheu si shatërvan. Shatërvan nafte. Llava e vullkanit kishte shpërthyes si shatërvan.
3. fig. Diçka që shpërthen e hidhet përpjetë me forcë dhe bie përsëri në trajtë tende. Shatërvan shkëndijash. Plaga i rridhte si shatërvan.
SHÁT/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT hist. Djalë nga një familje fisnike, që shërbente në oborrin e një princi a të një mbreti; shërbëtor shtëpie, shërbyes; vjet. shkarth. Shërbente si sha…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT krahin. Sheshje të vjetra; këpucë të vjetra që përdoren si sheshje; shapka. I bëri shatra këpucët. Mos i përdor sandalet si shatra.✱Sin.: sheshje, shap…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHATËRKÁZ,~I m. sh. ~A, ~AT Një lloj kazme me faqe të ngushtë e të gjatë dhe pa tun, që përdoret për të hapur toka të reja, për të punuar vreshtat dhe për punime të tjera bujqësore…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë