Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHASTÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. I prish mendjen dikujt dhe e hutoj fare, i marr mendjen, e trullos; e habit shumë, e lë pa mend, e shushat; habit, hutoj. E shastisi dielli. Na shastisi me bukuri. I kishte shastisur klientët.
2. jokal. Hutohem fare; trullosem; habitem; mbetem pa mend. Shastisi krejtësisht. Kishte shastisur e ishte krejt në ajër.
✱Sin.: shushat (shushas), trullos, habit, hutoj, dalldis.
►SHASTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më prishet mendja dhe hutohem fare, trullosem; habitem shumë, mbetem pa mend, shushatem. M’u shastis mendja. Kur e dëgjonte, shastisej. - M…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍSJ/E,~A f. vet. nj. Ndjenjë habie shumë e madhe, hutim nga diçka apo dikush; shushatje, trullosje. Lajmi kaloi pa asnjë shastisje. Ndjeu një shastisje të plotë. Ai veprim kis…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍSUR (i, e) mb. 1. Që i është prishur mendja, që është hutuar fare, i trullosur; i habitur shumë, që ka mbetur pa mend; i shushatur, shushamen, shushaq. E ndoqi me sy të shast…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍSUR (i).,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është i hutuar, si i përhumbur. Edhe i shastisuri kishte bërë pyetje. I shastisuri i shekullit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍSUR,~A (e). f. sh. ~A, ~AT Ajo që është e hutuar, si e përhumbur. E shastisura nuk gjente dot as rrugën.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍSËS,~E mb. Që të prish mendjen, që të habit, shushatës. Vend shastisës. Lajm shastisës. Pohim shastisës.✱Sin.: shushatës, trullosës, habitës, hutues, i habitshëm, dalldisës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Ndjenjë e fortë habie, shastisje. Pati një shasti. Po vështronte gjithë shasti. Shastia e medias.✱Sin.: shastisje, shushatje, trullosje, habi, hutim, dalldi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTIMÁDH,~E mb., krahin. 1. Që i habit të tjerët, që u merr mendjen të tjerëve, mashtrues, hileqar. - Të zëntë data, shastimadh! - Se mos e botosh këtë, ore shastimadh?! - Qepe t…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTIMÁDH,~I m. sh. ~ SHASTIMËDHÉNJ, ~ SHASTIMËDHÉNJTË Ai që i habit të tjerët, që ua merr mendjen të tjerëve. - Kushedi sa ka marrë në qafë shastimadhi! - Nga humbi ky shastimadh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHASTIMÁDH/E,~E. ~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i habit të tjerët, që ua merr mendjen të tjerëve. I druhej shastimadhes. Ishte shastimadhe e zonja.✱Sin.: mashtrues, çoroditës, rrengshor…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë