Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur presim apo ndajmë në pjesë diçka me sharrë. Sharrim i tërthortë (gjatësor, për së gjati, në vijë të drejtë). Sharrimi i degëve (i pemëve, i drurëve, i hekurit, i mermerit). Sharrimi i gjymtyrëve.
2. Gabim i madh, fundosje. Sharrim i pafalshëm. Kishte bërë një sharrim të madh.
SHARRÍNA f. vet. sh. ~T Grimcat e vogla që dalin kur sharrojmë një dru, hekur etj.; miell sharre; blozhurina, shushla, tallash. Mblodhi sharrinat. Sharrinat i përdorte për gjëra të…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRÍN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Erë e fortë me shi të rrëmbyer.. E zbuloi pullazin sharrina. Doli jashtë pasi përfundoi sharrina. Pritej sharrinë.✱Sin.: furtunë, stuhi, shtrëngatë, tu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRÍSHTË,~A f. sh. ~A, ~AT Bokërimë. Vetëm pisha kishin mbirë në atë sharrishtë të pjerrët. Endej nëpër sharrishtën me gurë të vegjël. Përpiqej ta bënte sharrishtën pjellore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRÍT vep., ~A, ~UR kal. Pres me sharrë dru (metale) ose i çaj ato, sharroj, i pres pjesë-pjesë. Kishin sharritur disa trupa të mëdhenj. I kemi sharritur drurët që në behar. Shar…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHARRÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III, pës. e SHARRÍT. Pemët u sharritën prej fshatarëve. Lënda drusore u sharrit që herët. Drurët ishin sharritur pa leje.✱Sin.: çahet, pritet…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRÍT/JE,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur presim apo ndajmë në pjesë diçka me sharrë, sharrim, shkurtim. Sharritja e drurëve për dimër do bërë që në behar. Sharritja ose shkurtimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRÍTUR (i, e) mb. Që është sharruar, i shkurtuar, i prerë; që është sharritur. Dru pishe i sharritur për së gjati. Lëndë e sharritur. Çmimi i materialit të sharritur ishte ngrit…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë