Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÁRRËZ,~AI f. mjek., veter. 1. Sëmundje shumë e rëndë, e cila shkaktohet nga një bacil që hyn në organizëm nëpërmjet plagësh a gërvishtjesh duke infektuar trupin dhe shfaqet me tkurrje të të gjithë muskujve, sidomos të nofullës e të qafës dhe me të dredhura të forta; tetanos. Përplasej nga sharrëza. I ra sharrëza. Vaksina e sharrëzës.
2. mjek., veter. Sëmundje e kafshëve të trasha, që shfaqet me koqëza të vogla në bulçi e në gjuhë, i fryn këto dhe i pengon kafshët që të hanë; sharrë. Sharrëza e bagëtive. Iu kishte rënë sharrëza disa kafshëve.
3. anat. Zgjatime të mishta mbi sipërfaqen e lëkurës e të disa mukozave, që përmbajnë fundin e fijeve nervore ose të enëve të gjakut dhe që janë shumë të ndjeshme. Sharrëzat e gjuhës.
✱Sin.: tetanos, sharrë.
SHARRËZUAR (i, e) mb. Që i ka buzët e gjetheve si të sharruara imët, me dhëmbë të vegjël si të sharrës; i dhëmbëzuar, dhëmbë-dhëmbë. Buzët e gjethëzave të trëndafilave janë të shar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël me një teh ose disk çeliku të dhëmbëzuar, që përdoret për prerjen e drurit, metalit ose materialeve të tjera të forta e që vihet në punë me forcë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËKÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Quercus cerris) Qarr deri 25 m i lartë, me lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë, lis i bardhë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËKÚQE,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Cornus mas L.) Bimë që rritet e lartë a si shkurre, me dru të fortë, me gjethe të vogla vezake e të ashpra, që lulëzon herët në pranverë dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtori që pret e çan trupa me sharrë dhe që nxjerr lëndë druri për ndërtim e për nevoja të tjera; punëtori që punon në sharrë, sharrëxhi, sharrues. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËTÁR/E,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtorja që pret e çan trupa me sharrë dhe që nxjerr lëndë druri për ndërtim e për nevoja të tjera; punëtorja që punon në sharrë, sharruese. Sharrëta…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËXHÍ,~UI m. sh. ~NJ, ~NJTË Sharrëtar. Sharrëxhi i zoti. Bisedoi me sharrëxhinjtë. Sharrëxhi në pyll.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARRËXHÍ,~UII m. sh. ~NJ, ~NJTË zool. (lat. Charadrius fluvialis) Lloj zogu, kllinza. Asnjë sharrëxhi nuk dukej. E pëlqente zogu sharrëxhi. Sharrëxhiu i vogël.✱Sin.: kllinzë, cyle…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë