Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHARMÁK [SHARRMÁK],~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Perca fluviatilis) Lloj peshku shpatuk i ujërave të ëmbla, me shirita të errët në kurriz dhe pendë të kuqe në portokalli; perka, peshku persian, sharroku. Kishte zënë sharmak. Po pastronte pak sharmak.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme të këtij peshku. Sharmaku heshtor (lat. Sander lucioperca) peshk i ujërave të ëmbla, por edhe të kripura, i përhapur në Evropë dhe Azinë Perëndimore; sharmaku i argjendtë, sharmaku i egër. Sharmaku i artë (lat. Plectroplites ambiguous) peshk i ujërave të ëmbla me ngjyrë të artë. Sharmaku i detit (lat. Roccus saxatilus) korbazi. Sharmaku i detit i verdhë (lat. Morone interrupta, Perca flavescens) sharroku i verdhë. Sharmaku i lumit (lat. Perca fluviatilis) sharmaku.
✱Sin.: sharrok, gergeq.
SHARMÁNT,~E mb. Që është i këndshëm, i hijshëm, i bukur, tërheqës, plot nur. Dy zonjat dukeshin sharmante. Çifti sharmant ishte veshur me të bardha. Burrë sharmant.✱Sin.: i këndshë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARMASHÉK,~U [SHERMASHÉK] m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Hedera helix) Bimë kacavjerrëse me gjelbërim të përhershëm, që krijon fruta me kokrra të kuqe të errëta në të zezë dhe gjendet …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë