Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHARLATÁNE,~IA m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si e ditur dhe e zonja, që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve, mashtruese e paturpshme. Sjellje sharlatanesh. Ende shoqërohej me një sharlatane.
2. si mb. Që hiqet si e zonja ose e ditur; mashtruese, e pandershme, e paturpshme. Shitëse sharlatane. Botë sharlatane.
✱Sin.: mashtruese, hileqare.
SHARLATÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARLATANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Mashtrim që u bëhet të tjerëve nga një njeri i pandershëm, i cili përfiton nga padija ose nga mirëbesimi i tyre. Sharlatanizëm shkencor. Arti…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë