Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÁRGO,~JA m. sh. ~, ~T 1. Ai që nuk tregon kujdes për veshjen a paraqitjen e jashtme, shkallafat. Erdhi shargoja. Ai shargoja nuk luante nga vendi.
2. si mb. Që është i pambajtur. Ai ishte shargo në sytë e secilit.
✱Sin.: i çrregullt, shkatarraq, shakllaban, shkallafat, i shkujdesur, i pakujdesshëm, xhanavar.
SHARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., krahin. 1. E bëj dikë të largohet, e përzë, e largoj, e tremb; kund. afroj. Nuk donte askënd afër, prandaj i shargoi të gjithë. E shargoi macen nga lulet. Megjithëse e lënduar, nuk po shargonte askënd.
2. fig. Prek, lëndoj në zemër dikë; turbulloj. Ia shargoi shpirtin me ato fjalë. Mos e shargo nënën!
3. fig. Ia prish mendjen dikujt, çakërdis. Arti ia kishte sharguar mendjen. Ia mori mendjen dhe e shargoi krejt.
✱Sin.: përzë, largoj, tremb, prek, lëndoj, dëboj, zboj, turbulloj.
►SHARG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin., vetv. 1. Largohem menjëherë; kund. afrohem. U shargua sa e pa tek afrohej. Shargohem nga sherri.2. Shpërndahem pa rregull, çapërpikem. U…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., krahin. 1. E bëj dikë të largohet, e përzë, e largoj, e tremb; kund. afroj. Nuk donte askënd afër, prandaj i shargoi të gjithë. E shargoi macen nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë