Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHARANDÚKJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e hedh dhe e përhedh dikë me përkëdheli; rrokullisje dhe ndukje e fortë në faqe, në trup. E mbyti me sharandukje të voglin. Miu ndjeu disa sharandukje nga macja.
2. Veprimi, rrahje, zhdëpje. Sharandukjet nuk kishin të sosur për atë të shkretin.
3. Gjendja është rrahur shumë dikush. Akoma qante kur i kujtonte ato sharandukje.
4. Veprimi kur e ndajmë në pjesë diçka, zhvatje. Sharamandukja e mishit.
✱Sin.: ndukje, kaçandukje, rrahje, zhdulatje, zhdëpje, zhvatje.
SHARANDÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. E nduk fort në faqe a trup dikë, e zhvat; kaçanduk zhdulas. E sharanduku mirë. Bisha e sharanduku prenë e vet.
2. E rrah shumë, e shqep së rrahuri; zhdëp. Po sharandukte fëmijën në dru. E sharanduku deri sa e la si të vdekur.
✱Sin.: nduk, kaçanduk, sfok, sharamanduk, zhdulas, shnduk, rrokullis, shqep, zhdëp, zhvat.
SHARÁN,~E mb. 1. Që është me pulla apo pika të zeza në trup ose në fytyrë; sykan, pikalosh. Kalë (dash, cjap) sharan. Pelë (dele, dhi) sharane.2. Që ka disa kokrra të zeza të përzi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARAN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Kalë apo kafshë tjetër me pika (dash, cjap); laraman, pikalosh. E nget bukur sharanin. Sharani flinte i qetë në hambar. Dëgjoi zilen e sharanit. 2. Qen…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARÁN,~III m. sh. ~Ë,~ËT zool. (lat. Diplodus puntazzo) 1. Një lloj peshku deti, i zakonshëm sidomos në Mesdhe, me ngjyrë gri si në argjend e me vija të errëta në mes, i pëlqyer p…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARANDÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. E nduk fort në faqe a trup dikë, e zhvat; kaçanduk zhdulas. E sharanduku mirë. Bisha e sharanduku prenë e vet.2. E rrah shumë, e shqep së rrahuri; z…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHARANDÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem e ndukem andej e këtej me dikë duke luajtur a përkëdhelur. Pasi u sharandukën, nisën të ziheshin.2. pës. e SHARANDÚK. Fëmija …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARANDÚKUR (i, e) mb. 1. Që është rrokullisur e ndukur andej e këtej me dikë; që është sharandukur. Doli nga dhoma i sharandukur.2. Që është rrahur keqas nga dikush. Gruaja e shar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARANE,~IA m. sh. ~E, ~ET Ajo që ka pika të zeza, pikaloshe. Sharania u afrua me kujdes.✱Sin.: laramane, pikaloshe, pikalare, sharadane, sharrake.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARÁN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i mbuluar me gurë që kanë rënë vetë nga një rrëpirë; rrëgallë. Një nepërkë kishte zënë vend në atë sharanë. Ujërat e përrenjve kishin krijuar nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARÁN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Përrua i vogël, përroskë; rrëke uji. Pranë shtëpisë i kalonte një sharanë. Derrat po zhgërryheshin në ujin e sharanës.✱Sin.: përroskë, rrëke, rrëkajë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë