Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHARAMANDÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shqyhem e copëtohem; ndukem fort. U sharamandukën me njëri-tjetrin. Mos u sharamanduk.
2. pës. e SHARAMANDÚK.
✱Sin.: sharandukem, ndukem, kaçandukem, shqepem, zhdëpem, zhvatet.
SHARAMANDÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. E kap dikë për faqesh a për ndonjë pjese trupi, sharanduk, nduk. E sharamanduku si fëmijë. E sharamanduku të voglin në faqe.
2. Rrah shumë dikë, shqep, zhdëp. E sharamanduku paq.
3. E ndaj në pjesë, e shkëpus diçka nga e tëra, zhvat. E sharamanduku mishin pjesë-pjesë.
✱Sin.: sharanduk, nduk, kaçanduk, shqep, zhdëp, zhvat.
SHARAMÁK,~E mb. 1. Që është i shëmtuar, shëmtak. Burrë sharamak. Grua sharamake.2. si em. ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i shëmtuar, shëmtarak. Sharamaku ndihej keq me pamjen e tij.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARAMÁN,~E mb. Që e ka zakon të shajë, shahërak. Djalë sharaman. Vajzë sharamane.✱Sin.: shahërak, gojëkeq, gojëfarmak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARAMANDÚK vep., ~A, ~UR kal. 1. E kap dikë për faqesh a për ndonjë pjese trupi, sharanduk, nduk. E sharamanduku si fëmijë. E sharamanduku të voglin në faqe.2. Rrah shumë dikë, sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARAMANDÚKJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur kap dikë për faqesh a prej ndonjë pjese tjetër trupi, sharandukje. I bëri një sharamandukje të mirë fëmijës. 2. Gjendja kur është c…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHARAMANDÚKUR (i, e) mb. Që është ndukur nga faqet a ndonjë pjesë tjetër të trupit; që është sharandukur. Ngjante bukur ashtu i sharamandukur.✱Sin.: i sharandukur, i ndukur, i kaça…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë