Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHAPUTÁJKË mb. Që është shaputane, veshllapushe. Vajzë shaputajkë. Kishte një shoqe shaputajkë.
✱Sin.: shaputane, llapushe, veshllapushe.
SHAPÚT,~E mb. Që është kokëmadh; i shëmtuar; kund. kokëvogël. Djalë shaput.✱Sin.: kokëmadh, kryemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPUTÁN,~E mb. 1. Që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshllapush. Djalosh shaputan.2. fig. Që është i ngathët, i plogët; kund. i shkathët. Ndihej aq shaputan përballë saj, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPUTÁN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha.. Shaputani ishte kthyer në një personazh të njohur. 2. fig. Ai që është i ngathët; indiferent. Shaputani k…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPUTÁNE,~IA m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha; shaputajkë. Shaputania i kishte fshehur veshët me shami.2. fig. Ajo që është e ngathët; indiferente. Nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPÚT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është llapush, i ngathët e moskokëçarës. Mos i thuaj kot shaputës, s’ke të mirë prej tij. Shaputa skuqej nga turpi deri në majë të veshit.2. Ai…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPÚT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krah. Shputa e këmbëve te disa kafshë, putër, rrëputë. Dorën e kishte sa shaputa e arushës. Sa e paska shaputën! Shaputa e luanit.✱Sin.: putër, rrëputë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPÚT/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Flok i madh bore. Sa qenkan shaputat e borës! Vështronte shaputat e borës dhe çuditej.✱Sin.: flushk, flok.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë