Fjalori
SHAPULL

SHAPÚLL,~I m. sh. ~J, ~JT 1. zool. (lat. Lacerta) Lloj zvarraniku, shapel, çapin. Një shapull i vogël u hodh nga pema. Shapulli i mureve. Shapulli qëndronte mbi gur.
2. si mb., fig.është i ngathët; kund. i shkathët. Burrë shapull. I ri shapull.
Sin.: zhapik, zhapi, shapel, çapin, shaprith, hardhje, hardhucë.


Rezultate të ngjashme

SHAPULLÍM,~I m., sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dikush përparon, ecën përpara. E kishte ndjekur nga larg shapullimin e tij. E gëzonte shapullimi i të birit. Nxënës me shapullim të këna…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Ecën përpara, përparoj, avancoj. Paska shapulluar djali. Shapulloi në mësime. I biri ka shapulluar mjaft në profesion vitet e fundit.2. Dal ng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPULLUAR (i, e) mb. 1. Që ka përparuar, që ka pasur progres; që është shapulluar. Shofer i shapulluar në lëvizje. Djalë i shapulluar në mësime.2. Që është i shpëtuar. Pas daljes …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPULÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Bufo viridis) Amfib me madhësi mesatare, që gjendet më së shumti në vende malore, me trup të mbuluar me njolla të gjelbra dhe të bardha;…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.