Fjalori
SHAPAKOTEM

SHAPAK/ÓTEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem torollak, bëhem hutaq, matufosem; hiqem si budalla. Shapakotem kur jam pranë saj. U shapakot edhe ai.
2. Më turbullohet mendja, trullosem, matufosem. Nuk jam shapakotur akoma, që të talleni me mua. Nuk mësonte dot më, ishte shapakotur. Kishte nisur të shapakotej.
Sin.: matufosem, budallallosem, trullosem, shushatem, hutohem, marrakotem, turbullohem, shushullohem.


Rezultate të ngjashme

SHAPAKÓT,~E mb. 1. Që është i trashë nga mendja, torollak, budalla; kund. i zgjuar. Sillej si shapakot. Ka ngelur shapakot.2. Që është si i trullosur, i hutuar apo që e ka humbur s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPAKÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i trashë nga mendja, që është bërë matuf. Shapakoti nuk e di as emrin e vet. Kur flet shapakoti, të tjerët mbajnë barkun me dorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPAK/ÓT vep., ~A, ~ÚR kal. 1. E bëj dikë të duket si torollak; e bëj dikë të ngjajë si budalla. E shapakoti dielli të voglin. Mos e shapakot djalin!2. E hutoj dikë, e matufos. E …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPAKÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e trashë nga mendja, që është bërë matufe. Shapakotja po fliste gjithë kompetencë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPAKÓTJ/E,~A f. vet. nj. 1. Gjendja kur dikush bëhet a sillet si torollak; trullosje, shushatje. Kishte rënë në sy ajo shapakotje e tij. Dallohej shapakotja e vajzës. Nuk po e nd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAPAKÓTUR (i, e) mb. 1. Që ka sjellje prej budallai, torollaku; që është shapakotur; i trullosur, i shushatur. Mori një pamje të shapakotur, sa filluam edhe ne të tallemi. I shapa…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.