Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHAPAKÓT,~E mb. 1. Që është i trashë nga mendja, torollak, budalla; kund. i zgjuar. Sillej si shapakot. Ka ngelur shapakot.
2. Që është si i trullosur, i hutuar apo që e ka humbur shkathtësinë në të menduar; hutaq, matuf. Lëvizte si shapakot. Plakë shapakote.
✱Sin.: torollake, budallaqe, trashamane, teveqele, hutaqe, matufe, e trashë.
SHAPAK/ÓT vep., ~A, ~ÚR kal. 1. E bëj dikë të duket si torollak; e bëj dikë të ngjajë si budalla. E shapakoti dielli të voglin. Mos e shapakot djalin!
2. E hutoj dikë, e matufos. E kishin shapakotur vitet. Pyetjet e shapakotën krejt.
✱Sin.: trullos, budallallos, shushat, hutoj, marrakot, matufos, turbulloj.
►SHAPAK/ÓTEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem torollak, bëhem hutaq, matufosem; hiqem si budalla. Shapakotem kur jam pranë saj. U shapakot edhe ai.
2. Më turbullohet mendja, trullosem, matufosem. Nuk jam shapakotur akoma, që të talleni me mua. Nuk mësonte dot më, ishte shapakotur. Kishte nisur të shapakotej.
✱Sin.: matufosem, budallallosem, trullosem, shushatem, hutohem, marrakotem, turbullohem, shushullohem.
SHAPAKÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e trashë nga mendja, që është bërë matufe. Shapakotja po fliste gjithë kompetencë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHAPAK/ÓTEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem torollak, bëhem hutaq, matufosem; hiqem si budalla. Shapakotem kur jam pranë saj. U shapakot edhe ai.2. Më turbullohet mendja, trull…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPAKÓTJ/E,~A f. vet. nj. 1. Gjendja kur dikush bëhet a sillet si torollak; trullosje, shushatje. Kishte rënë në sy ajo shapakotje e tij. Dallohej shapakotja e vajzës. Nuk po e nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAPAKÓTUR (i, e) mb. 1. Që ka sjellje prej budallai, torollaku; që është shapakotur; i trullosur, i shushatur. Mori një pamje të shapakotur, sa filluam edhe ne të tallemi. I shapa…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë