Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHAMIBÁRDHË mb. 1. Që ka vënë në kokë një shami të bardhë (për vajzat e gratë); kund. shamizezë. Vajzë shamibardhë. Lotët e nënave shamibardha.
2. fig. Që e mban të pastër shtëpinë, mjedisin që e rrethon, punëtore, pastërtore. Grua shamibardhë. Nikoqire shamibardhë.
✱Sin.: punëtore, pastërtore, e papërtueshme, duarshkathët, flutur, e shkathët.
SHAMIBÁRDHË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që mban një shami të bardhë. Shamibardhat po vjelin portokalle. Shamibardha ia mori një kënge tjetër.
2. si em. ~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e mban shtëpinë e pastër. Shamibardha nuk lodhej asnjëherë. Kishe kënaqësi të hyje në shtëpinë e shamibardhës.
✱Sin.: punëtore, pastërtore, e papërtueshme, duarshkathët, flutur, e shkathët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë