Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SHAMATOJ
SHAMATOJ

SHAMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj që të grinden a të zihen me njëri-tjetrin dy a më shumë persona, i bëj me sherr, i fusgrindje; bëj sherr, grind, mërzis. I shamatoi me njëri-tjetrin dhe iku e qetë. Shamatoi një lagje.
Sin.: grind, mërzis, shqetësoj.


Rezultate të ngjashme

SHAMATÁR,~E mb. Që e ka zakon të bëjë shamatë. Ishin më shamatarë dhe më trima në dukje. Ishin mbledhur plakat shamatare e lagjja nuk po gjente qetësi.Sin.: poteremadh, zhurmëmadh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka zakon të bëjë shamatë për çdo gjë a që është i prirë nga natyra për t’u grindur. Të gjithë i hapnin rrugë se qe shamatar i madh. Shamatarit nu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon të bëjë shamatë për çdo gjë a që është e prirë nga natyra për t’u grindur. Dhurata për shamataren qe një papagall.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATATÉL,~I m. vet. nj. Lidhje e bakrit me zink prej së cilës bëhen fletë e shirita të hollë që përdoren për zbukurime. E përgatiti shamatatelin. Kishte punë me shamatatel.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATATÓR,~E mb. Që bën shamatë, që grindet me të tjerët; shamatar, shamataxhi. Nuk ka qenë shamatator. Vetëm shamatatore nuk mund të quhej. Grua shamatatore.Sin.: shamatar, sham…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën shamatë, që grindet me të tjerët. Rri larg shamatatorit!

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur grinden a zihen dy a më shumë persona mes tyre; sherr, grindje. Nuk donte që debati të shkonte deri në shamatim. Nuk e përmendën shamatimin e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj që të grinden a të zihen me njëri-tjetrin dy a më shumë persona, i bëj me sherr, i fus në grindje; bëj sherr, grind, mërzis. I shamatoi me një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shandan që përdorej dikur për të mbajtur pishën. Ndërroja pishën shamatorit! E pastroi pak shamatorin.2. Mjet që përdoret si tapë për të mbyllur grykë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SHAMÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mosmarrëveshje verbale e nxehtë mes dy a më shumë njerëzve, që grinden a që zihen ndërmjet tyre; potere, zallamahi. Krisi shamata krejt pa menduar. Nisën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.