Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHALÚAR ndajf. Ndenjur e me këmbët të varura në të dyja anët, ashtu si rrihet mbi shalën e kalit; kaluar, kaliqafë. Kapedani rrinte shaluar mbi kalin e bardhë. E ke shaluar me të katra gjokun. Mund të rrinte shaluar mbi kaluç me orë të tëra. I hipi shaluar në qafë.
✱Sin.: shalthi, kaluar, kalëshalë, kalaqafë, kaliqafë, kalthi, kaluarthi, kaliboç, kalorthi, kalipiç, kalakiç.
SHAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë shalën kalit a mushkës dhe e përgatit për udhëtim. Shaloj atin (pelën, kalin, gjokun, mëzin, mushkën). Dasmorët i shaluan mirë kuajt.
2. E shtroj dhe e mësoj kalin a mushkën për t'i hipur; kalëroj.. Nuk dinte akoma ta shalonte gjokun.
3. I vë samarin për të parën herë një kafshe të barrës. E shaluan mëzin.
✱Sin.: kalëroj, shtroj.
SHALÚARTHI ndajf. Duke qëndruar shaluar, kaliqafë, kaliboç. Shaluarthi mbi kurriz. Luaj shaluarthi luaj duke u lëkundur në shilarës.✱Sin.: shalthi, kaluar, kalëshalë, kalaqafë, kal…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë