Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHALL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Copë e endur a e thurur prej pëlhurash të ndryshme (lesh, mëndafsh etj.), e ngushtë dhe e gjatë, që e hedhim qafës, kokës apo shpatullave për t'u mbrojtur nga të ftohtët ose për zbukurim. I dukej qafa nën shallin e mëndafshtë. Mbështolli krahët me shallin dimëror. Mbante gjithmonë me vete një shall në formë katrore. Lidhi një shall në kokë dhe nisi vajtimin.
2. Në vitet e para mbas Çlirimit e mbanin pionierët (nxënësit nga klasa e tretë e deri në klasën e tetë), si simbol të hyrjes në Organizatën e Pionierit. Në qafë mbante shallin e kuq.
3. etnogr. Shall të cilin burrat malësorë, zakonisht të krahinës së Rugovës, e lidhin rreth kokës dhe kur ky vdes, shallin e përdorin si qefin për të, shalli bëhet qefini i të zotit që e ka mbajtur. Shalli i bardhë i rugovasve.
✱Sin.: qafe, qafore, sharp, shami.
SHALÁK,~E mb. Që ka shalë shumë të gjata dhe të shtrembra. Topin e gjuajti djali shalak. Basketbollistja ishte një vajzë shalake. Burrë shalak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. keq. Ai që ka shalë shumë të gjata dhe të shtrembra. Shalaku ecte duke u mbajtur. Sytë u drejtuan nga shalaku. Bastuni i shalakut.2. Që është nga Shala…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁLAS ndajf. 1. Duke hipur si hipën zakonisht mbi një kalë, shalazi. I hipi shalas. Nuk mund të rrinte shalas.2. Një lloj loje që luhet kur dy-tre djem të përkulur bëhen si shalë …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kos i kripur që mbyllet në një enë, për ta përdorur si ushqim në dimër. Kishte përgatitur pak shalcë për dimër. Shalca shkonte me raki. Mësoi se si ta rua…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÍM,~II m. Veprimi kur i vë shalën kalit (mushkës) dhe e përgatit për udhëtim apo e mësoj për t’i hipur; kalërim. Shalimi i kalit (i mëzit). Kali ishte bërë gati për shalim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÍM,~III m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Falco) Shpend grabitqar, skifter, fajkua. I kishte kthetrat si të shalimit. Në qiell pa të fluturonte një shalim.✱Sin.: skifter, fajkua, qift…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÍ/T vep., ~A, ~UR mjek., kal. Përdredh një gjymtyrë të trupit (dorë, gisht, këmbë etj.); ndrydh. E shaliti gishtin e madh duke punuar. Kujdes se ma shalite këmbën! Shalit këmbë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁL/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Pjesa e sipërme e këmbës së njeriut nga gjuri deri tek ijët, kofshë. Shala e djathtë (e majtë). Me shalë të drejta (të shtrembra). Shalë të holla…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Ndenjëse prej lëkure e vendosur në një strukturë të drunjtë dhe e përbërë nga disa pjesë, që i vihet kalit a mushkës në shpinë, shtrëngohet me rrip pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁL/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Borago officinalis) Bimë njëvjeçare me kërcell e gjethe mbuluar plot me rrudha, me qime të ashpra e me majë të mprehtë dhe me një tufë lulesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë