Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHALÁK,~E mb. Që ka shalë shumë të gjata dhe të shtrembra. Topin e gjuajti djali shalak. Basketbollistja ishte një vajzë shalake. Burrë shalak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. keq. Ai që ka shalë shumë të gjata dhe të shtrembra. Shalaku ecte duke u mbajtur. Sytë u drejtuan nga shalaku. Bastuni i shalakut.2. Që është nga Shala…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁN,~E mb. 1. Që ecën duke u tundur e duke u shkundur për t’u dukur. Djalë shalakan. Shkon si fëmijë shalakan. Vajzë shalakane.2. Që çalon me të dyja këmbët, çalaman, çalan, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që çalon, çalaman. Po vraponte edhe shalakani. Mos ec si një shalakan. Ky shalakani e ka fajin për humbjen e garës.✱Sin.: shalëshqyer, çalaman, çalan…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që çalon, çalamane. Shalakania lëvizi pak nga vendi. Në shkollë kishte dy shalakane. Shalakania e kishte ëndërr t’i ngjitej malit.✱Sin.: shalëshq…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁT (SHALAKAS) vep., ~A, ~UR kal. Tund sa nga një anë në tjetrën, luhat; dredh. Shalakat dorën sa andej-këtej. Era shalakati lehtë degët e pemëve. Shalakat kokën.✱Sin.: tund, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHALAKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem sa në një anë në tjetrën (kryesisht për të dehurit); eci duke përdredhur shtatin sa djathtas-majtas (zakonisht për gratë e vajzat n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Lëvizje a tundje nga njëra anë në tjetrën. Ecje me shalakatje. Nuk po e ndiente shalakatjen. U ngrit në këmbë me shalakatje.✱Sin.: tundje, kolovitje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁTUR (i, e) mb. 1. Që kryen veprime a lëvizje duke u tundur e duke u shkundur, që është shalakatur; shalakan. Fëmijë i shalakatur. Palaço të shalakatur. Turmë e shalakatur. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁVÇ,~E mb. 1. Që është i çalë, çalok, çalaman. Plak shalakavç. Plakë shalakavçe.2. Që është i plogët, i mefshtë. Djalë shalakavç. Shtëpia e fshatarit shalakavç.✱Sin.: çalok, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÁVÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i çalë. Shalakavçi ishte i shoqi i vajzës së re. Shalakavçi e mbante veten si detar.✱Sin.: çalok, çalaman, topall, shalakan.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALÁKE,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. keq. Ajo që ka shalë shumë të gjata dhe të shtrembra. Shalakja nuk dilte shumë jashtë. Ecte si një shalake. Shalakja përpiqet të mbulonte këmbët me f…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÚQ vep., ~A, ~UR kal. Ngroh mirë pranë zjarrit këmbët e duart, derisa më bëhen të kuqe, thek. I shalakuqi këmbët pranë oxhakut.✱Sin.: ngroh, thek, skuq, përskuq, kuqërris, pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj misri me kokrra të kuqe, misër kokërrkuq. Mbolli shalakuq. Ishte pjekur edhe shalakuqi. Korrja e shalakuqit.2. fig. Djalë me flokë të kuq dhe shu…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHALAKÚQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrohem mirë pranë zjarrit, derisa bëhem i kuq, thekem. Qëndroi pranë zjarrit derisa u shalakuq. 2. vetv. Kuqem në fytyrë nga lodhja ose n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÚQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shalakuq këmbët e duart; skuqje, thekje. Shalakuqja e këmbëve.✱Sin.: skuqje, përskuqje, përkuqje, thekje, kuqëlim, flakërim, përflakje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÚQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendja kur shalakuq këmbët e duart ose shalakuqem; skuqje, thekje Ndiente një shalakuqje në fytyrë. Sëmundje që shfaqet me shalakuqje sysh. I dallohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHALAKÚQUR (i, e) mb. Që është i skuqur a i thekur pranë zjarrit, që është shalakuqur,. Faqe të shalakuqura. Tregoi këmbët e shalakuqura.✱Sin.: i skuqur, i kuqur, i përskuqur, i pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë