Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHALËNGJÍTUR mb. 1. Që lëviz me vështirësi, i ngathët, i mefshtë; kund. i shkathët. Ishte martuar me një djalë shalëngjitur e dembel. Grua shalëngjitur.
2. Që nuk është punëtor, që nuk e shpie një punë deri në fund; kund. punëtor. Mbeti gjithmonë shalëngjitur. Ku e kishte gjetur atë djalë shalëngjitur?!
✱Sin.: i ngathët, i plogët, i mefshtë, parazit, baltavec, bjerraditës, përtac, dembel.
SHALËNGJÍTUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që lëviz me vështirësi e me ngathtësi. E quanin “shalëngjituri”.
✱Sin.: i ngathët, i plogët, i mefshtë, parazit, baltavec, bjerraditës, përtac, dembel.
SHALËNGJÍTUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që lëviz me vështirësi e me ngathtësi. U ngrit më në fund shalëngjitura.
✱Sin.: e ngathët, e plogët, e mefshtë, parazite, bjerraditëse, përtace, dembele.
SHALËNGJÁLË mb. 1. Që i ka shalët të gjata e të holla. I mbetën sytë tek shitësja shalëngjalë. Me trup të rregullt e shalëngjalë e kishin zili të gjitha vajzat.2. Që është i shpejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë