Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHAKULLÓR,~E mb., spec. Që është në trajtë të shakullinës; që lëviz si shakullinë; rrotullor. Rryma shakullore. Gyp shakullor.
✱Sin.: rrotullor, rrotullar, rrotullues.
SHÁKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKULL mb. 1. Që është i fryrë shumë. Me barkun shakull.2. vjet. Që është i dalëboje. I janë bërë rrobat shakull.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKULL ndajf. 1. Duke qëndruar shtrirë pa frymë përtokë, top, plis, thes; në gjendje të vdekur; rrëshek, shyt, dakull. Ra shakull përdhe. E gjeti shakull në trotuar. E la (e lësho…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKU/LL,~LLIII m. sh. ~J, ~JT bot. (lat. Carduus crispus) Bimë barishtore dyvjeçare gjembaçe, që shkon deri në tre metra lartësi, që bën lule ngjyrë vjollcë me koka të mëdha dhe r…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKULLAZI ndajf. Duke lëvizur këmbë e duar brenda në ujë dhe i kthyer në shpinë (për një stil notimi). Notonte shakullazi. Po mësonte të qëndronte shakullazi në ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKULLÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Erë e fortë që fryn duke u sjellë rrotull; shakullinë. Nisi të frynte një shakullerë. Shakullera ngriti një re pluhuri. Shakullerë e fortë.✱Sin.: vër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrokulliset diçka a dikush tatëpjetë si shakull, shakullisje. Shakullim i fortë. Shakullim vdekjeprurës. Shakullimi në një rrëpirë ia kishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Erë e fortë që sillet rrotull e ngre pluhur përpjetë, dredhë. Shakullinë e thatë ere. U shpëtoi shakullinave të dimrit. U ngrit një dredhë pluhuri …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKULLÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Rrokullis tatëpjetë si shakull; rrëzoj shakull përtokë; zhgërryej. E shakullisi në një greminë. E shakullisi keq. Mos më shakullis, të lutem! 2. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKULL/ÓJ kal. ~ÓVA, ~ÚAR Shakullis.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë