Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Femra e qenit; bushtër, buçe. Shaka bëri katër këlyshë. Shaka lehte e nuk pushonte. E kishte frikë shakën kur ishte me këlyshë të vegjël.
2. Grua e përdalë, lavire. Shakë rrugësh. Këlysh shake. Shakë e keqe!
✱Sin.: bushtër, buçe, gore, lushë, lutë, kudër, langore, e përdalë, lavire.
SHAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Fjalë që thuhen mes shokësh a miqsh për t’u argëtuar, pa iu dhënë fjalëve peshën që kanë zakonisht; shprehje a fraza që i drejtohen dikujt …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKLÉC,~E mb. Që ka shtat të vogël, shkurtabiq; xhuxh, cumrak. Burrë shaklec. Vajzë shaklece. Fëmijë shaklec.✱Sin.: shkurtabiq, shkurtak, shkurtalak, shkurtan, xhuxh, cumrak.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKLÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka shtat të vogël, shkurtabiq; xhuxh, cumrak. Ishte shaklec e i zbehtë në fytyrë. Nuk e dallonte dot shaklecin. Edhe shakleci kërcente bukur.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKMÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj copë-copë me dorë a me diçka tjetër, e shqyej, e zhvat (zakonisht për mishin a lëkurën). Ia shakmisi lëkurën. E shakmisi mishin. Shakmise me kuj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKMÍT vep., ~A, ~UR kal. Ia merr mendjen dikujt, e shushat. E shakmitën njerëzit. I shakmiti ngjarja. Më shakmitën fëmijët.✱Sin.: shushat, trullos, shastis, habit, matufos.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKSHÍ,~E mb. Që i ka sytë e vëngërt, vëngosh; syshtrembër, vëngarash, çakërr. Djalë shakshi. Ishte pak shakshie. Grua shakshie.✱Sin.: i vëngërt, vëngosh, syll, syshtrembër, sysha…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKSHÍ ndajf. Në mënyrë të vëngërt, shtrembër. Shikon shakshi.✱Sin.: vëngër, shtrembër, shtrembët, shtrembtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHAKTÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përndaj andej-këndej pa rregull, çakërdis. I shaktisi njerëzit. Shaktis librat. I shaktisa rrobat në gjithë dhomën.2. fig. Ia prish mendjen dikujt, e …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÁKULL mb. 1. Që është i fryrë shumë. Me barkun shakull.2. vjet. Që është i dalëboje. I janë bërë rrobat shakull.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë